Dy qytetarë nga Kosova kapen në Itali me të afërmin e vdekur në valixhe - Bota Sot
Dy qytetarë nga Kosova kapen në Itali me të afërmin e vdekur në valixhe

Diaspora

Dy qytetarë nga Kosova kapen në Itali me të afërmin e vdekur në valixhe

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 13:41
Foto Ilustrim

Dy persona janë ndaluar nga policia italiane në portin e Barit në Itali, pas një zbulimi tronditës në bagazhin e veturës së tyre.

Ata e kishin futur në bagazhin e veturës trupin e pajetë të një të afërmi të tyre.

Kufoma ishte mbështjellë me çarçaf dhe ishte futur në kuti, ndërsa do të transportohej me traget drejt Durrësit, për të kaluar më tej në Kosovë.

Mësohet se kjo mënyrë e tyre ishte bërë me qëllim për ta varrosur të afërmin në atdhe.

Nga të dhënat paraprake rezultoi se viktima kishte gjetur vdekjen për shkaqe natyrale, gjë që u konfirmua edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Zgjedhja e pazakontë e kthimit të kufomës në Kosovë, ishte bërë për të shmangur procedurat. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat