Shqiptari nga Tetova që po kandidon si i pavarur për ulëse në parlamentin kroat

Diaspora

Shqiptari nga Tetova që po kandidon si i pavarur për ulëse në parlamentin kroat

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 16:09
Idris Sulejmani

Idris Sulejmani, shqiptar nga fshati Zherovjan Komuna e Tetovës, i cili jeton në Porec të Kroacisë, ka shpallura kandidaturën e tij për deputet i pavarur në Parlamentin kroat.

Kandidimi i Sulejmanit bëhet në kuadër të listës së pakicave shqiptare, boshnjake, maqedone, malazeze dhe sllovene.

“Me nismën tonë të re japim shpresë për të ardhme më të mirë të pakicave në Kroaci. Grumbullimi i nënshkrimeve në kohë rekorde nga qytetarët na dha kurajo edhe më të madhe që të vazhdojmë rrugëtimin në garën politike. Ulësja në Parlament na obligon që të punojmë më shumë në përmirësimin e pozitës së pakicave në Kroaci”, ka thënë Sulejmani.

Sulejmani beson se edhe pakicës shqiptare duhet t’i jepet e drejta e përfaqësimit në Parlamentin e Kroacisë.

“Republika e Kroacisë me Kushtetut garanton të drejtat e pakicave mjaft te avancuara. Mirë mendoj se edhe pakicës shqiptare duhet ti jepet e drejta e përfaqësimit në Parlamentin e Kroacisë konform pakicave si atyre serbe, italiane, rome dhe hungareze”, ka thënë ndërtjera Sulejmani.

Tutje, Sulejmani ka thënë se “Avancimi i Ligjit për blerjen e lokaleve afariste është i domosdoshëm për të drejtën e blerjes së pronës në shfrytëzim me dekada”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat