Kundër shkarkimit të nënkryetarës, Vjosa Osmani, dhe largimit të saj nga kryesia e LDK-së

Diaspora

Kundër shkarkimit të nënkryetarës, Vjosa Osmani, dhe largimit të saj nga kryesia e LDK-së

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 17:44
Kryesia e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme

Kurora e lavdisë së LDK-s në mergatë, Nëndega, në Bavarinë e Epërme, me shqetësim të madh po i përjeton veprimet e kryetarit të LDKs, Isa Mustafa dhe sejmenve të tij. Shkarkimi i Nënkryetarës, Vjosa Osmani, dhe largimi i saj nga Kryesia, si termet fundosi ëndërrat e sapo nisura të anëtarësisë-elektoratit. Kjo mospërfillje ndaj Vjosa Osmanit dhe elektoratit në përgjithësi për Nëndegën e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, është e denueshme. Kjo Nëndegë, nuk do të lejoj që e keqja ta mposhtë LDK-n, e as të mëkëmbet, Vjosa Osmani dhe anëtarët e devotshëm të LDK-s.

Isa Mustafa, ka bër shumë gabime në jetën e tij, sa që fytyra i është bërë shollë dhe nuk i skuqet faqja fare. Ky politikan i përdredhur, që i shiti lëkurën Hashimit dhe Rakiqit, LDK-n po e përmbysë në asgjë. Nga kulmi i lavdisë, pingul e në greminë. E, Nëndega e LDK-s, në Bavarinë e Epërme, pyet me pezëm, ku është krenaria që LDK-ja e pati dikur; në kohën e Dr. Ibrahim Rugovës dhe atyre që u vranë gjatë dhe pas luftës?!
Anëtarët e Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, i bëjnë thirrje anëtarësisë së LDK-s; -

Ta largoni nga vetja sa më parë këtë demon që po e shkatrron LDK-n e po përqanë elektoratin-popullin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat