Qeveria zvicerane për “Bota sot”: Dialog po mes Prishtinës dhe Beogradit, por pa cenuar integritetin territorial të Kosovës!

Diaspora

Qeveria zvicerane për “Bota sot”: Dialog po mes Prishtinës dhe Beogradit, por pa cenuar integritetin territorial të Kosovës!

Nga: Nefail Maliqi Më: 24 qershor 2020 Në ora: 19:49
Nefail Maliqi dhe Ignazio Cassis

Gjenevë, 24 qershor - Sikur SHBA-të dhe BE edhe Zvicra ka paraqitur sot qëndrimet e saj rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në prag te rifillimit te këtij procesi në Bruksel dhe Uashington.

Në një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës (DFAE/EDA) dërguar sot gazetarit të njohur në Gjenevë, Nefail Maliqi, rreth rolit të Qeverisë Helvetike dhe dialogut Kosove-Serbi fillimisht thuhet se, “Zvicra mbështet normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kontekst, Zvicra vëren me interes emërimin e Mirosllav Lajkut si Përfaqësues Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor. Nga këndvështrimi Zviceran, zbatimi i Marrëveshjeve të Brukselit të lidhura në 2013 dhe 2015 do të kontribuonte ndjeshëm në këtë standardizim, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Zvicra mbështet këto përpjekje që mund të kontribuojnë në një marrëveshje të qëndrueshme paqeje. Një marrëveshje e tillë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e ligjshme...”, thuhet në vazhdim në këtë njoftim nga Ministria e Jashtme (DFAE/EDA) në Bernë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Konfederatës zvicerane, “Zvicra ka theksuar gjithmonë rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe riafirmon lidhjen e saj të thellë ndaj bashkëjetesës së shoqërive multi-etnike në rajon. Thoshte me këtë në mendje që ajo ka bërë një angazhim thelbësor në rajon...”.

Lidhur me shkëmbimit të territoreve, MPJ e Zvicrës në fund është shprehur kundër kësaj ideje me të cilën e konsideron të rrezikshme për rajonin.

“Zvicra shpreson që dialogu i bllokuar midis Beogradit dhe Prishtinës së shpejti mund të rifillohet nën kujdesin e BE (EEAS). Zvicra konsideron se një ndryshim eventual të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë do të rrezikonte stabilitetin e brishtë në Ballkanin Perëndimor.

“(La Suisse considère qu’une modification des frontières entre le Kosovo et la Serbie compromettrait la fragile stabilité dans les Balkans Occidentaux...)”, thuhet në fund te deklaratës së MPJ të Zvicrës dërguar gazetarit të “Bota sot”.

Për fund do shtuar se kundër idesë së shkëmbit të territoreve në intervistën e fundit për gazetën “Bota sot” ishte shprehur edhe vet shefi i diplomacisë zvicerane, Ignazio Cassis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat