Kishin vjedhur dhe ish presidentin e ‘Deportivo-s’, kapet në Spanjë banda e rrezikshme shqiptare - Bota Sot
Kishin vjedhur dhe ish presidentin e ‘Deportivo-s’, kapet në Spanjë banda e rrezikshme shqiptare

Diaspora

Kishin vjedhur dhe ish presidentin e ‘Deportivo-s’, kapet në Spanjë banda e rrezikshme shqiptare

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Policia e Spanjës ka shkatërruar këtë të premte një bandë shqiptarësh, të ‘specializuar’ në vjedhjen e banesave. Media vendase bën me dije se banda vidhte banesa e vila luksoze, e madje se një prej ‘viktimave’ të shqiptarëve, ka qenë dhe ish presidenti i klubit sportiv të ‘Deportivo-s’.

Banda vidhte  të gjitha sende me vlerë që gjendte në shtëpitë luksoze. Banda me pjesëtarë të moshave nga 20 deri në 25 vjeç, vidhte një herë në dy javë.

Ndërkohë mediat spanjolle nuk kanë dhënë detaje se sa persona janë arrestuar apo identitetin e tyre. Zonat në të cilat vidhnin më shumë ishin veçanërisht në jug të provincës së Pontevedra, konkretisht në Vigo, Nigrán, Ponteareas dhe Redondela.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat