Mërgata jonë Shqiptare, dhe kontributi i pa ndalshëm, i pa reshtur i tyre!

Diaspora

Mërgata jonë Shqiptare, dhe kontributi i pa ndalshëm, i pa reshtur i tyre!

Nga: Petrit Dibrani Më: 27 qershor 2020 Në ora: 14:11
Petrit Dibrani

Shoqata, humanitare shqiptare JERINA,me seli në Zvicër, vazhdimisht në mënyrë të vijueshme, pa ndërprer, pa reshtur dhe gjithmonë, janë pranë Atdheut tonë të përbashkët Kosovë.

Shoqata humanitare JERINA, gjithmonë pranë bashkombësve të tyre, jo vetëm me mendje dhe shpirt, po edhe me kontribut financiar!

Fshati BOTUSHË - Komuna e Gjakovës, vendlindja e të madhit Jashar Salihu intelektualit, largpamësit, atdhetarit, themeluesit dhe udhëheqësit të UÇK-ës.

Më duhet t’i veqoj, dy projektet e fundit të realizuara, nga shoqata humanitare JERINA, në fshatin Botushë të komunës së Gjakovës.

1. Implementimi dhe përfundimi i projektit, për ujë të pijshëm, në lagjen Hasanaj të Botushës si dhe,

2. Implementimi dhe përfundimi i projektit, për rrugën e bjeshkës në Botushë.

 

Faleminderit, mërgatës sonë shqiptare!

Faleminderit, shoqatës humanitare JERINA!

Faleminderit, të gjithë atyre, që kontribuan!

Zoti e bekoftë, mërgatën shqiptare.

Zoti e bekoftë, shoqatën JERINA dhe 

Zoti i bekoftë, të gjithë shqiptarët....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat