Lobi Euro-Atlantik Shqiptar e përkujton “Ditën e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë”

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar e përkujton “Ditën e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë”

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 17:46
Shukri Ymeri

Populli shqiptar është ndër popujt më të shtypur në historinë e kombeve. Si sot para 76 vjetve, më 27 qershor të vitit 1944, forcat gjenocidiale Greke masakruan 600 shqiptarë brenda një dite. Kjo ishte masakra më e madhe mes shumë të tjerave u bënë ndaj civilëve shqiptar, duke e kryer një ndër gjenocidet më të tmerrshme dhe që ende nuk është njohur nga të gjithë.

Me këtë rast, kërkojmë nga shteti Grek, të kërkoj falje për këtë gjenocid, të kompenzoj viktimat dhe tu’a kthen pronat shqiptarëve çam. 

27 Qershori njihet si “Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë” më 30 Qershor 1994 me iniciativen e komunitetit Çam, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë e shpalli këtë ditëlindjen përkujtimi, por asnjëherë nuk bëri sa duhur, në realizimin e të drejtave të shqiptarve të shpërngulur dhunshëm nga Greqia. Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës dhe të gjitha shtetet e civilizuara, duhet ta njohin këtë gjenocid dhe të bëjnë trysni ndaj Greqisë agresore për përmirësimin e kësaj tragjedie kolosale.

Shukri Ymeri

Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat