Serbia bën “spastrim diskret” në Medvegjë, në vendbanimin shqiptar, ku banorët flenë mbi tokën me 500 milionë ton ari - Bota Sot
Serbia bën “spastrim diskret” në Medvegjë, në vendbanimin shqiptar, ku banorët flenë mbi tokën me 500 milionë ton ari

Diaspora

Serbia bën “spastrim diskret” në Medvegjë, në vendbanimin shqiptar, ku banorët flenë mbi tokën me 500 milionë ton ari

Nga: Nefail Maliqi Më: 28 qershor 2020 Në ora: 15:20
Nefail Maliqi

28 qershor - Në rrjetet sociale u shfaq i ashtuquajturi plan duke ju referuar ish-idesë Vuçiq-Thaçi për zgjidhjen e çështjes së "Kosovës dhe Metohisë" dmth u dhanë detajet e dyshuara të përcaktimit sipas të cilit Presheva dhe 6 deri në 8 fshatra duhet t’i përkasin Kosovës në këmbim të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, ndërsa Bujanoci do t’i bindet statusit të veçantë brenda Serbisë, të cilin plan e kishin refuzuar jo vetëm shqiptaret e Medvegjës, të Luginës dhe Kosova, por edhe diaspora shqiptare, shkruan gazeta Bota sot.

Në Medvegjë, vendbanim ky shqiptar, banoret flenë mbi tokën me 547 milionë ton ari. Është kjo ndër arsyet e shumta të spastrimit etnik në këtë vendbanim shqiptar. Marrëveshjet duhej të nënshkruheshin brenda gjashtë muajve, ishte ky lajmi qe e botova ne muajin janar të këtij viti.

Gjurmëve te këtij raporti, sipas këtij dokumenti "konfidencial" Serbia dhe Kosova do të ndajnë territorin. Thuhet se ata janë duke iu referuar burimeve nga “disa media shqiptare” te sponsorizuara nga Thaci. Siç po shihet nga ky “plan” Medvegja me nëntoke plot ari dhe Bujanoca mbeten nën Serbi, Presheva me 7 katunde me Kosovë. Sikur qe fshatrat me re pasur ne Kosove me ari duhej t'i jepeshin Serbisë. Kësaj i thonë ndërrim ose pazar me tokat shqiptare. Thënë shkurt këtu Serbia asgjë s’ka humbur thjeshte ka fituar, do te riokuponte gati 20 përqind te Kosovës. Përgjatë viteve të fundit, Medvegja është vënë në shënjestër të politikës serbe, duke tentuar largimin përfundimtar të çdokujt që flet shqip në ato anë. Vetëm katër viteve të fundit, autoritetet serbe kanë fshirë mbi 4 mijë shqiptarë nga regjistri civil në komunën e Medvegjës. Në regjistrimin e vitit 2011 Medvegja numëronte 7438 banorë. Tani, ndonëse pa statistika zyrtare, supozohet se në Mdvegjë janë të regjistruar afërsisht vetëm 600 shqiptarë. Pra permes ‘pasivizimit të adresave’ të vendbanimit, shteti serb ka bërë largimin përfundimtar të shqiptarëve nga regjistri civil i Serbisë, duke ua pamundësuar marrjen e dokumenteve të reja, të drejtën e qasjes në shërbime mjekësore ose asistencë sociale e madje edhe largim nga lista e votuesve, që pamundëson pjesëmarrjen në zgjedhje qe nenkupton keta shiptare edhe spe jane nga Medvegja per Beogradin jane "inekzistnte" ?!

Gjëja tjeter shqetesuese mbete po ashtu se në pasivizimin e adresave të shqiptarëve ne Medvegjë, për një veprim të tillë shteti serb nuk lëshon fare një vendim me shkrim që dëshmon se ju është pasivizuar adresa dmth Beogradi nuk don te le gjurme te debimit te shqiptareve qe ndryshe ne gjuhen e diplomacise nderkombëatre njihet si "purification etnique disckrete" (spastrimk etnik i fshehur) te shqiptareve nga ky territor Kosoves Lindore. Nga kjo mund te thuhet se Serbia me kete politike nuk e meriton te jete anetare e BE-së te cilit proces diteve te fundit i ndihmuan vete shqiptaret e Lugines te cilet dolen ne zgjedhje duke u mashtruar se do te futojne 4 deputete, nga e cikla eufori fituan vetem dy. Ne fakt Lugina dy deputete ka pasur edhe ne kohen e Sllobodan Milosheviqit! Aq me keq se disa lidere nga e Kososves (Hashim Thci, Edi Rana, Kadri Veseli, Gent Caskaj, Avdullah Hoti, Isa Mustafa etj..) e urun dhe e pershëndeten përshëndete daljen ne zgjdhjet e Serbisë duke e cilsura so "rezultat i sukseseshem me 4 depupete nga Lugina ne prfalamentin e Beogradiot" , ne kohen kur presideni i tyre (Thaci) po kerkonte "bashkimin" e Lugines me Kosovën?!

Kjo eshte politike ose lidere kontraverze, qe ka sot Prishtina dhe Tirana, qe i fujsin shipztaret ne goje te ujktur e pastgaj largohen dhe i harrojnë, per t'i perkujtuar ne prag te zgjedhjeve ne Kosovë dhe Shqipëri. Një ndërrmarje me emrin “Dunav mineral” në nje vendabanim shqiptar me emrin Tularë në komunën e Medvegjës, ka zbuluar miliona tonë ari dhe bakër. Sipas Yellow Creek, thuhet se aty ka 547 tone mininerale prej ari, njofton gazeta kombeatre "Bota sot" duke ju referuar nje raporti nderkombëtar. Beogradi krenohet me arin e shqiptarëve nga Kosova dhe Medvegja. Serbia ka rezervat më të mëdha të arit në Ballkan?! “Në këto depozita është përcaktuar përmbajtjen e 0.22 gram për ton ar dhe 0.23 për qind bakër. Kjo është 1.260.000 ton bakër dhe 120 ton prej ari, ka deklaruar Menaxheri për hulumtime Research Phil Fox. Ai ka shpjeguar ne vazhdim se “duke pasur parasysh rezultatet inkurajuese, ne jemi duke vazhduar me zhvillimin e studimeve të vlerësimit ekonomik për vlerësimin e ndikimit në mjedis, studimet teknologjike dhe metalurgjike, dhe studimet sociale.

Rezultatet preliminare të studimit priten deri në fund të këtij viti”. “Minerale Danubit” është një kompani e regjistruar në Serbi me kapital kanadez dhe punëson rreth 30 njerëz. Ne vazhdim birime t egazetes "Bota sot" ka shkruar se pas ketij zbulimi te kesaj pasurie nëntokësore të milionatoneve me ari në vendibanimet shqipatre, krejt e kuptueshme pse viteve te fundit në keto vise shqiptare të njohur si Kosovë Lindore u bënë spastrime etnike qe ne fakt dikur Medvegja ishte e banuar me shumice shqiptare, kurse sot as pakice, vetme me 400-500 shqipetare e jo si dikur qe kishte 4000-5000 shqiptarë ?!.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat