Arrestohet shqiptari me 13 kg kokainë - Bota Sot
Arrestohet shqiptari me 13 kg kokainë

Diaspora

Arrestohet shqiptari me 13 kg kokainë

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:08
Itali

Një shqiptar 27-vjeçar, rezident në Cesenatico, Itali, është arrestuar nga karabinierët pasi është kapur me 13 kilogramë drogë, të ndarë në katër pako.

Bashkë me të është arrestuar edhe një taksist 52-vjeçar, nga Pezaro.

Sipas asaj që është bërë e ditur nga karabinierët e kompanisë Cervia - Milano Marittima, një patrullë vuri re një person në drejtimin e një Mercedesi me sjellje që ngjallte dyshime. Karabinierët e ndoqën deri sa ai ndaloi pranë një supermerkatoje. Aty erdhi dhe e takoni një i ri me biçikletë, i cili mbante një çantë në dorë. Çiklisti hyri në makinë e doli pas pak sekondash, pa çantë.

Karabinierët ndërhynë dhe ndaluan makinën e 52-vjeçarit, ndërsa një patrullë tjetër e thirrur në ndihmë ndaloi 27-vjeçarin. Në makinë, poshtë sediljeve të poshtme u gjet çanta me katër pakot e kokainës. Me dyshimin se 27-vjeçari mund të ishte furnizues droge, karabinierët ushtruan kontroll edhe në shtëpinë e tij, disa qindra metra larg vendit të dorëzimit.

Aty gjetën tetë kile të tjera kokainë, me ambalazhim identik me drogën që u gjet në makinë.

Në shtëpi ishin edhe 13 mijë euro. Të dy janë arrestuar dhe gjenden në burgun e Forlisë.

Ndërkohë, italiani e ka deklaruar veten të pafajshëm, duke thënë se nuk e dinte çfarë kishte brenda çanta. ‘Më tha që ishin rroba, më pagoi që t’i çoja në Milano Marittima’, u justifikuar taksisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat