Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët - Bota Sot
Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Diaspora

Ambasada e Kosovës në Itali me njoftim të rëndësishëm për bashkatdhetarët

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:51
Ambasada e Kosovës në Itali

Aktualisht, hyrja në shtetin e Italisë nga Republika e Kosovës lejohet vetëm për ata qytetarë që janë të pajisur me leje qëndrim të vlefshme italian, përfshirë ato të cilat kanë skaduar ku vlefshmëria është shtyrë deri më 31 gusht 2020 dhe kanë vendbanimin/rezidencën në Republikën italiane.

Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Romë thuhet se në hyrje-daljet në pikat kufitare të territorit italian, udhëtarët duhet të plotësojnë autodeklaratën ku evidentohet qëllimi/motivi i udhëtimit, si dhe pranimi i kushtit për vetizolim 14 ditor menjëherë pas hyrjes në Itali, të cilin duhet ta komunikojnë përmes telefonit pranë organeve të shëndetit publik, sapo të kenë arritur në vendbanimin përkatës.

“Para se të niseni për udhëtim në këtë periudhë, në të mirën tonë të përbashkët, në mbrojtje të shëndetit publik dhe shmangies së radhëve/pritjeve të gjata në pikat e ndryshme kufitare, lutemi që të informoheni dhe respektoni me rigorozitet masat dhe rregullat e parashikuara për qarkullimin ndërkufitar. Për më shumë detaje jeni të lutur të konsultoni linkun në vijim ku, falë kontributit tonë, informacionet do t’i gjeni edhe në gjuhën shqipe.

Këtu mund të lexoni njoftimin e plotë: 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat