Premtimi i saj! Gangsteri shqiptar sfidon ministren e Brendshme Britanike

Diaspora

Premtimi i saj! Gangsteri shqiptar sfidon ministren e Brendshme Britanike

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 09:58
Priti Patel

Premtimi i Sekretarit të Brendshëm në Britaninë e Madhe, ose i ministres se Brendshme Britanike, për të goditur kriminelët e huaj deri në dëbimin e tyre, është vënë në dyshim nga dështimet e njëpasnjëshme.

Kështu ka pretenduar Daily Mail, teksa ka dhënë edhe shembuj të qëndrimit të shkelësve të ligjit në Britaninë e Madhe.

Daili Mail ka zbuluar dy raste që demonstrojnë nevojën urgjente për legjislacionin e ri të dëbimit të shpejtë, të të huajve, premtuar muajin e kaluar nga vetë ministrja Priti Patel.

Në njërin rast, bëhet fjalë për një gangster shqiptar, i burgosur ​​për gjashtë vjet, i cili i iku policisë më makinën e tij por u kap më pas me një sasi kokaine që shkonte në vlerën e mbi 1 milion eurove.

Ai e shmangu dëbimin duke argumentuar se do të rrezikohej nga gjakmarrja, nëse do të rikthehej në Shqipëri.

Rastet nxjerrin në pah pengesat ligjore me të cilat përballen autoritetet britanike kur përpiqen të dëbojnë kriminelët e huaj.

Tre javë më parë, zonja Patel u tha të huajve se pozicioni i qeverisë së saj është, se nëse ‘abuzoni me mikpritjen tonë dhe bëni krime në Mbretërinë e Bashkuar, ne do të bëjmë gjithçka me fuqinë tonë për t’ju larguar”.

Megjithatë, numri i shkelësve seriozë të dëbuar ka rënë me gati 40 përqind në katër vitet e fundit – nga 5,218 në 2015 në 3,225 vitin e kaluar.

David Spencer, drejtor i kërkimit në Qendrën për Parandalimin e Krimit, tha: Është skandaloze që ka mijëra kriminelë të huaj që jetojnë lirshëm në komunitetet tona kur duhet të ishin deportuar prej kohësh.

Një shkelës i tillë është Resul Rahova, një i dënuar shqiptar i drogës. Pas mbërritjes në Britani në Tetor 2011, atij iu dha statusi i refugjatit me leje të kufizuar deri në shkurt 2017.

Image
Resul Rahova

Tregtari i kokainës Resul Rahova, i cili u burgos për gjashtë vjet, postoi një foto në qeli më 11 gusht të vitit të kaluar, foto e bërë publike nga media britanike.

Megjithë përpjekjet e mëtejshme për të dëbuar shqiptarin Rahova, atij i është lejuar të qëndrojë në Britani, në bazë të Ligjit për të Drejtat e Njeriut. Ndërkohë, refugjati irakian dhe ai, i dënuari si tregtar i drogës, Serook Saeed, 33 vjeç, shmangi dëbimin pasi u lirua më herët nga burgu gabimisht.

Sekretari i Brendshëm Britanik është duke kërkuar reformimin e sistemit për të siguruar se, ata që shkojnë në Britani, dhe kryejnë krime, mund të dëbohen më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat