Deklaratë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Diaspora

Deklaratë e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Nga: Reagim i Presidencës së Leash Më: 12 korrik 2020 Në ora: 13:38
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Duke marë shkas nga aludimet që kanë individ të caktuar në lidhje me legjitimitetin e Lobit EuroAtlantik Shqiptar, Këshilli i Përgjithshëm i këtij Organizmi del me këtë deklaratë informuese për opinionin e gjerë dhe për Mediat e cilitdo lloji në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut e Diasporë. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, LEASH, është ideuar nga aktivistë të nderuar në Shkurt të vitit 2016 dhe procedura e themelimit dhe e ligjerimit të tij është kurorëzuar me sukses në 17 Dhjetor të po të njëjtit vit. Datë e cila shënon dhe mbajtjen e Asamblesë së parë me përfaqësues nga Gjermania, Norvegjia, Suedia, Belgjika, Austria, Franca e Zvicra. Nga kjo asamble e parë zgjedhore, e mbajtur në Lorach (Gjermani) doli dhe Kryesia e Përgjithshme e votuar me votë të fshehtë e përbërë nga Kryetari, dy zëvëndës Kryetarë dhe Sekretari.

Që prej atij viti të themelimit të tij, LEASH është një Organizëm legjitim, aktiv në degët e lartpërmendura me një aktivitet të gjithanshëm, humanitar, kulturor, informues, me qëllim të vetëm të tij Mërgatën e unifikuar, të integruar dhe ruajtëse të gjuhës, traditës dhe kulturës kombëtare, pa ndasi politike e fetare. Sot LEASH, pas Asamblesë së Jashtëzakonshme, të mbajtur në Athinë, më 8 Shkurt të vitit 2020, nga e cila u votua në parim plotësim-ndryshimet në Statutin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar dhe u zgjodh Këshilli i Përgjithshëm me votë të fshehtë, ka hedhur hapa galopant në konsolidimin e degëve dhe rrjetëzimin e tij të mëtutjshëm. Ndërkohë që puna vazhdon dhe herë pas here ndermerren nisma humanitare, në ndihmë të kujtdo bashkëkombasi në nevojë, dalin individë të ndryshëm që jo vetëm pengojnë por dhe baltosin qëllimin kaq njerëzor të aktivistëve, vullnetarëve, donatorëve që janë pjesë e këtyre nismave.

Puna e jonë nuk do të ndalë asnjëherë! Lobi Euro-Atlantik Shqiptar nuk i tutet as shpifjeve e as përballjes me këta njerëz. Madje, nëse vazhdohet të hidhet baltë mbi këtë Organizëm, do të jemi po ne që do kërkojmë ballafaqim e mbrojtje ligjore nga organet kompetente. Lobi Euro-Atlantik Shqiptar stimulon e mbështet çdo Organizëm që punon për të mirën e atdheut e të shqiptarëve kudo që jetojnë dhe është e do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunim e ndërmarrje të nismave edhe më të mëdha, por asnjëherë nuk do të lejojë që puna e tij të venitet nga akuza e shpifje të pabaza nga individë delirantë. 2 Ju bëjmë thirrje gjithë Medias të jenë më të kujdesshëm kur në faqet e tyre hidhen akuza.

Më e pakta që mund të bëjnë në këto raste është konfirmimi i lajmit që ata bartin dhe i vërtetësisë së identitetit të secilit. Ne jemi të gatshëm të përballemi publikisht me këdo që mendon se abuzojmë në emër të LEASH. LEASH është një organizëm me Statut të ligjëruar, me seli në Athinë, me xhirollogarinë e tij të kontrolluar nga shteti në të cilin është hapur, me degët dhe aktivitetin e tij, i njohur në Europë dhe aleat i bashkëpunimit me Institucionet e vendeve ku është aktiv dhe atdhe. Për sa më sipër, ekzistojnë të gjitha dokumentat vërtetuese, të cilat i disponojmë vetëm ne, Lobi EuroAtlantik Shqiptar! Të bekuar qofshin të gjithë shqiptarët!

Me nderime Presidentja e LEASH Brikena Qama

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat