3 shqiptarë që kërkohen nga Italia dhe Franca prangosen në Londër

Diaspora

3 shqiptarë që kërkohen nga Italia dhe Franca prangosen në Londër

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 23:50
Ilustrim

Skuadra e ekstradimeve “extradition unit metropolitan police” në policinë londineze  ka arrestuar tre shqiptarë të kërkuar nga për trafik droge në Itali dhe Francë.

Top Channel duke iu referuar medias angleze “Essexnewsandinvestigation” raporton se për qëllim ekstradimi në Itali është arrestuar Patjim Mema, 46 vjeç. Ai kërkohet paso i janë ngritur akuza në Itali për trafik droge. Mema mbahet në burg dhe procesi ekstradimit do të zhvillohet në muajt në vazhdim.

Dano Lamaj, 42 vjeç banues në  Barnet, në veri të London, akuzohet në Itali për konspiracion në trafik droge. Sipas gazetarit Jon Austin shqiptari Lamaj po e zhvillon procesin e ekstradimit në gjendje të lirë pasi pagoi një garanci në gjykatë në vlerën e 10,000 stërlinave.

Sazan Sula 26 vjeç është arrestuar në Londër pasi kërkohet në France për trafik droge.

Sipas medias angleze “Essexnewsandinvestigations” Top Channel  dy ditë më parë raportoi se, janë arrestuar në Angli për llogari të drejtësisë Italiane edhe këta shtetas shqiptarë.

Mentor Shehu 46 vjeç, ish anëtar i bandës së Shijakut një organizatë e fuqishme narkotrafiku është prangosur në Qershor 2020 në Londër. Është e paqartë si ai fut në Angli dhe kërkoi azil. Shehu kundërshton procesin e ekstradimit dhe mbahet në burg.

Një tjetër shqiptarë Taulant Stocia, 33 vjeç pronar i Roma Milano Cafe në Walthamstoë, në lindje të Londrës u arrestua në bazë të European Arrest Warrant (EAW) lëshuar nga Italia.

Ai akuzohet për trafik droge nga Holanda në Itali. Stocia po e zhvillon procesin e ekstradimit pas marrjes së lirisë me kusht kundrejt garancisë pasurore prej 20,000 stërlina.

Edhe 24 vjeçari Fation Arapi, i arrestuar në qytetin Peterborough këtë fillim viti kërkohet në Itali si anëtar i një grupi kriminal që shiste Kokainë në Romë.

Për qëllim ekstradimi nga Anglia drejt Italisë është prangosur edhe 51 vjeçari Vehap Biba ish anëtar i bandës së Indrit Dokles në Durrës.

Ai u lokalizua se fshihej në lagjen Feltham, në perëndim të Londrës.

Në 2011 Biba do të dënohej nga drejtësia shqiptare me 8 vite burg për trafik heroine drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat