Itali: Kishin kthyer magazinën e kompanisë në laborator kokaine, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 italian

Diaspora

Itali: Kishin kthyer magazinën e kompanisë në laborator kokaine, arrestohen 2 shqiptarë dhe 1 italian

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:51
Ilustrim

Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga autoritetet policore në Varese të Italisë me akuzën e trafikut të kokainës.

Operacioni antidrogë u krye në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Malpensa.

Një 43-vjeçar shqiptar dhe një 57-vjeçar italian akuzohen si përgjegjës për magazinimin e një sasie të madhe kokaine në depozitën e një kompanie në komunën Vergiate e specializuar në mirëmbajtjen e materialeve logjistike të përdorura në sektorin e aeronautikës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 12 kg kokainë dhe një depozitë për magazinimin e drogës.

Në magazinën e materialeve aeronautike fshehur në një frigorifer avioni, u gjet një pistoletë e kalibrit 7.65 mm me fishekë e cila ishte vjedhur në vitin 2015 në një banesë në komunën Besozzo.

U gjetën gjithashtu 2.3 kg kokainë  e 325 gramë marijuanë si dhe lëndë përzierëse e lëngshme e përdorur për përgatitjen e drogës e cila është ende objekt nën hetim i antidrogës.

Gjithashtu u gjetën e u vunë nën sekuestro materiale e instrumente për përpunimin e përgatitjen e dozave të kokainës.

Shqiptari i dytë u arrestua gjatë një kontrolli rrugor. Në kamionin që ai drejtonte u gjetën 8 pako kokainë me peshë 9 kg.

Tre shtetasit, 2 shqiptarë dhe 1 italian u vunë në pranga e ndodhen në burgun Bustio Arsizio në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat