Urojmë festen e Kurban Bajramit nga Dibrani-Transport nga Gjermani të gjithë shqiptarëve kudo qe të jenë në botë

Diaspora

Urojmë festen e Kurban Bajramit nga Dibrani-Transport nga Gjermani të gjithë shqiptarëve kudo qe të jenë në botë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 14:25
Ilustrim

Besimtarë të fesë islame urime festa e Kurban  Bajramit. Kjo festë po kremtohet në një situatë jo të zakonshme. Po festohet në kushte kur ne nuk mund ta vizitojmë njeri-tjetrin.

Ky muaj i madhërishëm sivjet ishte më ndryshe për shkak të pandemisë, por ai forcoi besimin, durimin dhe disiplinën fizike e shpirtërore të çdo besimtar shqiptar edhe ne këto kohë të sakrificës botërore”.

Me miliona të infektuar nga COVID-19 po ashtu edhe shumë  te vdekur Corona-virusi dëshmoj deri me tash se nuk është i lehtë, por shpresojmë nga qendra shëndetësore botërore,qe do te gjendet shpjet ilaçi dhe do tejkalohet me pasoja sa ma të vogla. . Përmes këtij mesazhi iu urojmë shëndet, mbarësi dhe lusim zotin qe në familjet tuaja të mbetet vetëm shqetësim,frika dhe përjetimi në kujtesën tuaj , pa iu prekur kjo e keqe në derën tuaj. Lusim  zotin qe sa më parë të tejkalojmë edhe këtë të keqe epidemike dhe të rikthehet buzëqeshja,lumturia dhe gëzimi në familjet e juaj , në mbarë popullin tonë shqiptar dhe dhashë zoti qe mos te dëgjohet ma për asnjë të infektuar as të vdekur nga Corona–virusi në gjithë botën. Prandaj të nderuar besimtar shqiptarë dhe ju emigracioni  shqiptar i këtij besimi na lejoni qe  tu urojmë Festen e Kurban  Bajramit  si më poshtë:

Të nderuar qytetar,vëllezer e motra,të nderuar mërgimtar ku do që ndodheni, Firma e jonë www.dibrani-transport.de  ju uron   festën e Kurban  Bajramit  të gjithë besimtarëve shqiptarë mysliman,te gjithë bashkëpunëtorëve tanë  dhe klientëve  qe kemi bashkëpunim qe 20 vjet shërbim transporti me mallra gjermane drejt atdheut për t’i begatuar familjet tuaja me dhurata dhe gjësende tjera mobilieri veshmbathje  etj. Urojmë që kjo ditë madhështore e pastrimit shpirtëror ndaj perëndisë,  e muajt të solidaritetit  për të varfëritë ,për skamnorët ,për të sëmurit,për invalidët e luftë se popullit tonë qe sakrifikuan jetë për çlirimin e Kosovës  që sot e gëzojmë lirinë për t’i  festuar  festat tona të lirë  në atdheun  tonë të shtrenjtë.

“Më lejoni që në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzim sjelltë në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj. Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës, sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit.  Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me të afërmit, fqinjët dhe njerëzit në nevojë”.

Festa e Kurban Bajramit le të shërbej si një mesazh i mirë për të gjithë ata që i përkasin Fesë Islame, duke shpresuar në ndjenjat e tolerancës, mirëkuptimit mirëbesimit dhe paqja të mbretëroj në familjet e juaja , në rrethin tuaj, në lagjen tuaj, në fshatin tuaj, në qytetin tuaj.

Këto të mira dhurojani popullit dhe kombit  tuaj ,popullit shqiptar ,  ky mesazh le të jetë   si  mesazh i  bashkimit  tek flamuri i kombit  shqiptar,si udhërrëfyes i tolerancës dhe respektit të feve të njeri-tjetrit. Zoti e shpërbleftë popullin shqiptar, një popull paqedashës dhe të gjithë besimtarët e fesë islame qe në një periudhe pati nga ta qe i kontribuon Rilindjes sonë kombëtare përkundër sakrificave dhe rrezikut të pa ndalur nga ish pushtuesit e Perandorisë Osmane. Festat tjera le te na gjejnë edhe ma te bashkuar rreth kombit dhe “Shqipërisë së Bashkuar”.

Asllan Dibrani
Inh. Dibrani Transport
Tel: 01721349196
Tel: 01795017484
Abraham-Wolf-Straße 49A
70597 Stuttgart

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat