Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me aksion humanitar në Luginën e Preshevës - Bota Sot
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me aksion humanitar në Luginën e Preshevës

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me aksion humanitar në Luginën e Preshevës

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 15:42
Aksioni në Luginën e Preshevës

Pas aktivitetit të parë humanitar, të ndërmarrë nga dega e e Zvicrës, që shpërndau ndihma ushqimore në familjet në nevojë, në komunat e Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut, sapo u kurorëzua me sukses edhe një tjetër aksion i ngjashëm, këtë herë në Luginën e Preshevës.

Kjo trevë e ndarë nga trungu dhe e lënë në mëshirë të fatit nga autoritet në këtë krizë ekonomike e sociale dhe nën hijen e pandemisë së Covid 19, qe në qendër të vëmendjes së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Aksioni i ndërmarrë nga dega e Zvicrës u përkrah edhe nga degë të tjera të LEASH, duke bërë të mundur mbledhjen e një kontributi modest i cili u erdhi në ndihmë 62 familjeve në nevojë, të cilave iu ofruan ushqimet bazike në këto ditë festive të Bajramit.

Image

Mbështetja kryesore si dhe ndihma në shpërndarje, ka ardhur nga selia e Medresesë dhe zotërinjtë Ismail Halimi (Dekan i Medresesë) dhe Ibrahim Ahmedi (Kryetari i Bashkësisë Islame), të cilët ofruan dhe kontributin e tyre në pasurimin e pakove ushqimore.

Familjet e ndihmuara i përkasin zonave, në Preshevë (Rahovicë, Bukocë) e Bujanovc (Trnovc, Luçan, Konçul). Z. Sutki Hulaj, nënkryetari i degës së LEASH Zvicër, njëkohësisht dhe zëdhënës shtypi i Lobit, takoi nga afër familjarët dhe u njoh me problemet jo vetëm ekonomike të tyre. Aktiviteti u përcoll nga Media lokale RTV ALDI.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, falenderon të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e tij për kontributin e dhënë! Falenderon z. Ismail Halimi dhe z. Ibrahim Ahmedi për gatishmërinë e tyre në realizimin e sukseshëm të këtij aksioni! Lobi Euro-Atlantik Shqiptar do të jetë gjithmonë pranë shqiptarëve në nevojë!

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat