"Diaspora në Vendlindje" nuk do të organizohet si shkak i bllokimit të lëvizjes

Diaspora

"Diaspora në Vendlindje" nuk do të organizohet si shkak i bllokimit të lëvizjes

Nga: Maksim Gjokaj Më: 5 gusht 2020 Në ora: 18:34
Foto

Ishte planifikuar të realizohet këtë vit në Malësi një super event po për shkak të bllokimit të lëvizjes së lirë të emigrantëve për tu kthyer në vendlindjen e tyre në Malësi nuk do të mund të organizohet.

Ja se çfarë shkruan deklaron vetë organizatori i njohur i Albis Party z. Naser Nika e ku thotë konkretisht kështu:

"Të nderuar mërgimtarë dhe bashkëvendas,pasi që situata e krijuar nga Pandemija e shkaktuar nga virusi Covid-19, ende nuk lejon lëvizjen e lirë të njerëzve, jam i obliguar të njohtojë opinionin e gjërë që manifestimi "Diaspora në vendlindje" këtë vit nuk do organizohet, ashtu sikur kam paralajmëruar dhe premtuar vitin e kaluar, në vendlindje. Jetoj me shpresë që vitin e ardhshëm nuk do kemi probleme të natyrës së tillë, dhe besojmë që shkenca dhe i mbarë njerëzimi do e sfidoi këtë të keqe që po zgjatë dhe po merr edhe jetë njerëzish anembanë botës.

Duke iu uruar të gjithëve shëndet të mirë dhe suksese në jetë iu përshëndes dhe iu premtoj që do mblidhemi të gjithë së bashku në vendlindje , në vitin 2021.Njujork, 04 Gusht 2020 . Me respekt Naser Nika , pronar i agjensisë "Albis party".BS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat