Prof. Zenel M. Avdiu, skulptor, piktor dhe atdhetar i shquar

Diaspora

Prof. Zenel M. Avdiu, skulptor, piktor dhe atdhetar i shquar

Nga: Shukri Ymeri Më: 11 gusht 2020 Në ora: 10:34
Zenel M. Avdiu

Njeri ndër anëtarët e Kryesisë së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar është edhe prof. Zenel M. Avdiu, skulptor, piktor dhe atdhetar i shquar. Edhe pse në mërgatë, prof. Avdiu nuk është ndalur asnjëherë me angazhimet profesionale dhe atdhetare, duke i prezantuar punimet e tija të shumta. Përveç kontributit në art, prof. Avdiu është aktiv edhe në letërsi, ku ka botuar libra me këngë dhe poezi. Kontribut të çmuar ka dhënë edhe në arsimimin e shumë gjeneratave, duke zbuluar talentë të rijnë. Prof. Avdiu. është një intelektual i shquar i komunitetit tonë. Lobi Euroatlantik Shqiptar dhe unë, e falënderojmë përzemërsisht për kontributin e tij të lartë në çështjen kombëtare dhe për punën e tij profesionale përmes të cilës e ka prezantuar me dinjitet të lartë shoqërinë tonë në mërgatë. I dëshirojmë suksese të mëtejmë në art, kulturë dhe letërsi, si dhe në angazhimet atdhetare në Lobin Euro-Atlantik Shqiptar.

Me respekt, Shukri Ymeri Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat