I riu shqiptar hidhet me kokë mbi shkëmb në det, kujtoi se ishte thellësi - Bota Sot
I riu shqiptar hidhet me kokë mbi shkëmb në det, kujtoi se ishte thellësi

Diaspora

I riu shqiptar hidhet me kokë mbi shkëmb në det, kujtoi se ishte thellësi

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:56
Itali

Një i ri shqiptar në Itali është plagosur rëndë në det, teksa kishte shkuar për të pushuar.

24-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte në një prej plazheve të Çezenës dhe hyri në det për t’u larë.

Ai u hodh me kokë, pa e ditur se në atë vend nuk kishte thellësi.

Për pasojë ai ra me kokë mbi disa shkëmbinj duke marrë plagë të shumta.

Ishin disa pushues të tjerë që e panë nga larg dhe shkuan për ta ndihmuar dhe bashkë me rojen bregdetare e nxorën në breg.

Për ta dërguar në spital u desh edhe ndërhyrja e një helikopteri. Bëhet me dije se gjendja e tij është e stabilizuar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat