Gazetari ynë në Gjenevë: Sot 30 vjet e mora kuferin për mërgim për vendin tim

Diaspora

Gazetari ynë në Gjenevë: Sot 30 vjet e mora kuferin për mërgim për vendin tim

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 17:26
Nefail Maliqi

« Sot e ka ditelindjen gurbeti im. Dmth sot i bej 30 vjet kur mora kuferin u nisa per Zvicer. Qe 30 vjet Nana ime e priti dhe po e pret djalin ne dritare. Percjell me lot, e prit me lot!.. » ka shkruar ne fb e tij gazetari ndërkombëtar nga Presheva ne Gjenevë, Nefail Maliqi.

«Nuk di ta uroj, apo ta ngushlloj veten?..Veq një gjë e di tash, nga sot unë nuk i besoj më fjales «guri peshon me rendë në vendin e vet». Shpesh ket mendim e kam nda edhe me z. Kadare!.. » ka shtuar ne vazhdim kokegu Nefail Maliqi.

Besoj se e kuptuat, nese keni parasysh profesionin tim dhe aktivitetet e mia nga Qendrat e vendosjes dhe organizatat nderkombetare (OKB, NATO, BE, OSBE, Interpol, UNESCO, UEFA, Qeverine zvicerane etj..) keto tri deceniet e fundit qe ishin te ngjeshura, dinamike dhe te begata!

Mund t'ju them nje gje se ai bari, ato lule rruges deri ne Nish nuk jane te Serbisë, por tonat, te kurbetqarëve, sepse, ne me lotët tanë i kemi ujitur dhe i kemi rritur per cdo vjet dy-tri here te andej te kendej..

Image


Tri decenie ne Zvicer, gati gjysem jete! Shumë a pak... kaq!
E nisa ne OKB si gazetar me Zerin, pastaj me TV Shkupin shqip dhe gazeten Flaka per ta vazhduar me BBC, Deutsche Welle, me Bota Sot, Top Channel, The Geneva Post deri tek RTV-21, agjencia Presheva jone dhe sot ne krye te shoqates nderkombetare te gazetareve boteror ne Gjeneve!

Cka mund t’ju them per keto vite qe shkuan shpejte, sikur tri dite.. Shkurt, kam fituar shume. Nuk kam fjalen per pasuri, se parja shkon e vjen!

Por pasuria me e madhe eshte se keto vite kam mesuar shume, si thone sa tre fakultete me i pas kry! Se pari jam mire me shendet, sepse dikur thojshin, kurbeti te prish ose n’shpine ose n’krye! Por une elhamdyrilah i kam ende mire te dyja

Pastaj, përkunder sfidave ne koh regjimesh sakrifikova dhe ndihmova (aq sa munda) familjen, vendin dhe kombin tim paralel me shkollimin dhe integrimin e femijeve si dhe edukimin e tyre ne frymen kombetare!

Tjeter, kam fitu kulturen, kam mesuar disa gjuhe boterore, kam fitu traditen e punes, cka eshte kryesore.

Njekohesisht keto vite kam mesuar se si te nderohen te tjeret, si te rrespektohen njerezit pamvaresisht nga bindjet e tyre politike, ngjyra apo percaktimet e tyre fetare! Me pak fjale kjo eshte Zvicra me nje diveristet dhe mozaik kulturash te popujve, nje vend "multietnik" te cilet jetojne ne harmoni, shembull ky i cili duhet ndjekur nga vendet tjera boterore nese duan paqe dhe stabilitet!

Po, nese më pyet ndokush ai i bjen pishman dicka.. Apo me ma dhene perendia nje rast me u kthye mbrapa per disa vite, ai isha kthyer? Sigurisht jo, sepse tybe n'mujsha me me ja qellue ma, me i ra kesaj rruge te sfidave dhe sukseseve qe kam pasur! Mendoj se misionin tim familjar dhe kombëtar e kam plotesuar, dihet fale ndihmes se Zotit fuqiplote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat