Austria ia sheh sherrin një lokali të një shqiptari

Diaspora

Austria ia sheh sherrin një lokali të një shqiptari

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Për shkak të një rasti të dyshuar me Covid 19, stafi e klubit „Loco Bar“ të martën në faqen e tyre zyrtare në Facebook kanë njoftuar të gjithë ata klientë që kanë vizituar këtë lokal nga data 17 -24 gusht duhet të bëjnë testin e Covid -19., shkruan heute.at.

Klubi „Loco Bar“ menaxhohet nga dy shqiptarë në Vjenë, bën me dije Albinfo Austria.

„Le të rrimë bashkë këto ditë dhe të përpiqemi të përmbahemi me virusin e koronës. Kërkojmë falje për bezdisje, por kohët e veçanta kërkojnë masa të veçanta.

Ne kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju dëshirojmë shëndet të mirë!“, thuhet në mesazhin e tyre në Facebook.

Lokali është i njohur për çmimet  e lira të pijeve të cilat janë edhe arsye e frekuentimit të madh të të rinjve vjenez dhe studentëve që jetojnë në kryeqytetin austriak.

Sipas gazetës „heute.at“, i gjithë stafi është testuar, ndërsa dy nga punëtorët kanë rezultuar pozitiv ndonëse nuk kishin simptoma. Megjithatë lokali është duke punuar normalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat