Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, shqiptari falënderon SHBA-te dhe iu shtron darkë

Diaspora

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, shqiptari falënderon SHBA-te dhe iu shtron darkë

Nga: NefaIl MALIQI Më: 5 shtator 2020 Në ora: 21:28
Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington, shqiptari falënderon SHBA-te dhe iu shtron darkë

Dita e premte ditë e madhe edhe për Kosovën dhe shqiptarët, meqë Serbia e Kosova nënshkruan marrëveshje në Shtëpinë̈ e Bardhë në praninë e Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump. Kjo marrëveshje që bëri jehonë në mediat botërore është përshëndetur edhe nga diaspora shqiptare, shkruan gazeta Bota sot.

E menjëherë̈ pas kësaj marrëveshjeje në prag të zgjedhjeve në Amerikë, mes Qeverisë Hoti dhe Qeverisë se Vuçiqit një njeri tjetër shumë i rëndësishëm i ShBA-ve, njeriu numër nje i shërbimeve sekrete amerikane (CIA) u takua me një shqiptar nga Kosova që jeton dhe vepron në Amerikë.

Sofra e bujarisë shqiptare u shtrua në restorantin e Ismet Ismajli, një patriot dhe veprimtar i shquar në diasporën shqiptare. Mos naj ngucni diasporën shqiptare se mos me pas qenë Jim Xhema nga Lugina e Preshevës dhe ky miku ynë Ismet Smajli nga Klina s’na kishin hëngër as qentë.

Këta janë dy persona që i hapen dyert, rrugën e Kosovës drejt Shtëpisë së Bardhe! Sa për tjerët veç mund të shkojnë me u "slikaten" te Shtëpia e Bardhe Ismet Smajli: Ishte ky një takim, darkë shumë miqësor dhe falënderues për rolin dhe angazhimin paqësor të Amerikës në Kosovë dhe Ballkan.

Aktivisti i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Dallasi Ismet Smajli, sekretar i përgjithshëm i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, ka pritur sot në Dallas në lokalin e tij Shefin e Inteligjencës Amerikane, John Ratcliffe me bashkëshorten e tij Michele Ratcliffe.

John Rattclife, shef i Inteligjencës amerikane, i shkoi për darkë kosovarit Ismet Smajli që jeton në Amerikë. Rattclife e Smajli njihen për miqësinë që e kanë në mes vete, derisa për këtë takim, ka shkruar edhe vet z. Smajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat