Nëndega e LDK-së, në NRW, shënoi dy ngjarje historike

Diaspora

Nëndega e LDK-së, në NRW, shënoi dy ngjarje historike

Nga: Maxhun Smajli Më: 7 shtator 2020 Në ora: 19:58
Nëndega e LDK-së

Nëndega e LDK-s, për Nordrein Westfalen, të dielën që lam pas (06 shtator 2020), në Titz-Rodingen, organizoi Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit, i vrarë nga shteti shqiptar me 21 shtator 1998, në Tiranë, si dhe30-të vjetorin e miratimit të Deklaratës Kushtetues tëPavarësisë së Kosovës, në Kaçanik.

Edhe pse në kushte Pandemie globale, në hapsirat e lokalit hotelier të veprimtarit të çështjës kombëtare, Binak Gashit, nga Sferka e Klinës, kishin ardhur bashkatdhetarë të shumtë.Në mesin e të pranishmëve ishte edhe kryetari i Degës së LDK-s, për Gjermani, Osman Ferizi dhe pjestarët e UÇK-s, Ramadan Ibrahimi dhe Milazim Gashi. Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme; Mr. Ing. Rexhep Nikçi, kryetar, Xhevdet Muriçi, zv. arkatar, Zymer Sefa, anëtar i kryesisë, Maxhun Smajli, zëdhënës dhe Albanez Muriqi, anëtar. I pranishëm ishte edhe Behxhet Krasniqi, vëllau i Kolonel Ahmet Krasniqit.

Pas intonimin të Himnit të Flamurit të shtetit Dardan dhe Një Minuti heshtje në nderim të Kolonel Ahmet Krasniqit dhe gjithë të rënve për çlirimin e Kosovës, Enver Musa, nënkryetar i Kryesisë së Nëndegës, për NRW, njëherësh nënkryetar i Kryesisë së Degës së LDK-s, për Gjermani, në emër të Këshillit organizativ, i përshendeti dhe falinderoi të pranishmit për pjesmarrje.

Për jetën dhe veprën e Ministrit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, referoi, Jakup Gerguri, kryetar i Nëndegës së LDK-s, për NRW. Mëpas u prezentua filmi dokumentar kushtuar Kolonelit. Përmes sekuencave filmike që shfaqeshin në këtë dokumentar, populli shqiptarë do ta kuptonte se çfarë figure kombëtare kemi humbur. Se çfarë figure kombëtare na e vrau shteti shqiptarë në mes të Tiranës.

Në fjalën e tij përshendetëse, Osman Ferizi, kryetar i Degës së LDK-s, për Gjermani, pasi vlerësoi lartë jetësimin e idesë së Kryesisë së Nëndegës së LDK-s, për NRW, për shenimin e këtyre dy ngjarjeve me rendësi historike, mes tjerash tha: “Sot, kujtojmë dy momente të zhvillimeve historike në Dardani; 30 vjetorin e shpalljës së Kushtetutës së shtetit të kosovës, si akt më i lartë juridik dhe bazament i shtetndërtimit. Poashtu, kujtojmë heroin e kombit, Ministrin e Mbrojtës, komandantin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqin, i vrarë tradhëtisht nga bandat kriminale majtiste të nxitura nga ish-përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s, të vetemruar, për qellimet e tyre meskine, komplotiste dhe karrieriste që nis të ndërtohet uniteti i formacionëve ushtarake në teren”.

Maxhun Smajli, ish reporter i luftës, lexoj pjesë nga ditari i tij që përkonin me momentin e marrjës së lajmit të kobshëm për vrasjen e Kolonelit, të shenuara në mëngjesin e 22 shtatorit 1998. “Pas një beteje shkatrrimtare të fshatrave nga Ternavci e deri në Godanc, ku kishin mbetur të vrarë shumë gra e fëmijë, pleq e plaka dhe luftetarë të lirisë, nga Tirana vjen lajmi i kobshëm për vrasjën e Kolonel Ahmet Krasniqit, një natë më parë. Vrasja e tij ra si bombë në zemrat e njerëzve të pllakosur nga mjerimi dhe që dridheshin nga të ftohtit e natës që kishin lënë pas. Kjo vrasje tronditi popullatën e mbetur nëpër gryka malesh pa shpresa shpetimi, nga sytë e të cilëve buronte pengu i nderimit për Kolonelin e vrarë...”, u lexua mes tjerash nga reporteri i luftës.

Me një fjalë përshendetëse u paraqit edhe kryetari i Nëndegës së LDK-s, në Bavarinë e Epërme, Mr. Ing. RexhepNikçi, i cili në emër të Nëndegës që ai drejton, i përshendeti të pranishmit dhe vlerësoi vendosmërinë e Nëndegës së LDK-s, për NRW, për të kujtuar jetën dhe veprën e Kolonel Ahmet Krasniqit dhe ngjarjen historike të 7 Shtatorit 1990, edhe në rrethana të tilla pandemike.

Në filmin dokumentar kushtuar delegatveqë miratuan Deklaratën Kushtetuese të shtetit të Kosovës, shprehej guximi dhe strategjia e intelektualëve shqiptarë të asaj kohe. Sallën e kishte pushtuar heshtja. Rrëfimet e delegatëve për këtë ngjarje të madhe historike ishin rrënqethëse. Nga të pranishmit u përcoll me emocione të mëdha. Rrëfimet e delegatve ishin edhe demantim i fuqishëm i deklaratës së turpshme të Hashim Thaqit, në RTK, kur thotë:” Pata tri dëshira, dy i realizova; e çlirova Kosovën dhe e shpalla shtet të Pavarur dhe sovran”.

Në këtë tubim u lexua edhe një telegram përshendetës, të cilin, në emër të delegatve të asaj legjislature, e kishte derguar, Nazmi Kelmendi. Në emër të familjës Krasniqi, të pranishmit i përshendeti, vëllau i Kolonelit, Behxhet Krasniqi. Pas përfundimit të shenimit të këtyre dy ngjarjeve, për të pranishmit në sallë u shtrua drekë.

Dhe, për fund; Akademiapërkujtimore për Kolonel Ahmet Krasniqin dhe shenimi i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 7 Shtatorit, ishte e organizuar në nivelin më të mirë të mundshëm. Bile, krahasuar me rrethanat e krijuara nga virusi Corona, ishte një organizim i pa parë ndonjëherë. Pjesmarrësit ishin veprimtarë të dalluar të çështjes kombëtare. Dominonte qetësia dhe interesimi. U ndamë me përshtypjet më të mira për Kryesinë e Nëndegës së LDK-s, në NRW. Ju lumtë!

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat