Droni fut në “grackë” tre të rinjtë shqiptarë, arrestohen nga policia

Diaspora

Droni fut në “grackë” tre të rinjtë shqiptarë, arrestohen nga policia

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Bien në pranga tre shqiptarë në Itali, të cilëdyshohet se shisnin drogë.

Tre shqiptarë, pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës janë arrestuar nga Policia Italiane në Milano me 17.6 kilogram hashash dhe 1.16 kilogram kokainë.

Tre të rinjtë të moshave 22, 23 dhe 27 vjeç, ishin shitës të dozave teksa përdornin një dron për të vëzhguar zonën dhe të ruheshin nga Policia italiane.

Ishte droni që futi në grackë shqiptarët dhe bëri që të zbulohej baza e tyre.

Pas një sërë vëzhgimesh Policia italiane zbuloi apartamentin nga ku drejtohej ky dron.

Gjithashtu shumë makina të dyshimta lëviznin afër apartamentit dhe kështu Policia ndërmori operacionin që çoi në arrestimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat