I paharruar do të mbetesh i papërsëritshmi Adem Mikullovci - Bota Sot
I paharruar do të mbetesh i papërsëritshmi Adem Mikullovci

Diaspora

I paharruar do të mbetesh i papërsëritshmi Adem Mikullovci

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 19:37
Adem Mikullovci

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar me seli në Gjermani me hidhërim ka pranuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të shquar të Kosovës Adem Mikullovci.

Aktori dhe politikani atdhetar Adem Mikullovci, ishte dhe do të mbetet njëri i jashtzakonshëm për mërgatën shqiptare, popullin e Kosovës, artdashësit dhe simpatizantët e tij të shumtë. 

Kjo humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme na ka prekur thellë.

Ai do të mbahet mend përherë për skeçet, humorin karakteristik e rolet e shumta, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi por edhe inkurajonte popullin për çlirim nga robëria.

I paharruar do të jetë guximi dhe kontributi i tij në nxjerrjen e Deklaratës së Republikës së parë të Kosovës dhe roli i tij në Parlamentin e Kosovës së pavarur dhe sovrane.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes, familjes së tij, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.

I paharruar do të mbetesh i papërsëritshmi Adem Mikullovci!

Me dhimbje dhe krenari,

Shukri Ymeri

Kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat