Plumbi i ka prekur shtyllën kurrizore, 4 orë në operacion. Kush është shqiptari që ju bë atentat në Romë

Diaspora

Plumbi i ka prekur shtyllën kurrizore, 4 orë në operacion. Kush është shqiptari që ju bë atentat në Romë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 22:06
Ilustrim

Identifikohet shqiptari që ju bë atentat me armë zjarri mëngjesin e sotëm në një plazh në Romë të Italisë.

 Bëhet fjalë për shtetasin S.S, 38 vjeç, me precedent të mëparshëm penal dhe sapo ishte liruar nga masa e arrestit shtëpiak.

38-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin “San Camillo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni për nxjerrjen e plumbit në zonën cervikale.

Gazetarja e Ora News në Romë, Alba Kepi, raporton se operacioni ka zgjatur katër orë. Plumbi i ka prekur shtyllën kurrizore. Nga ana e policisë po hetohen të gjitha pistat.

Si ndodhi ngjarja

Një e shtënë me armë zjarri tronditi pushuesit. Dy burra mbërritën pranë plazhit, në lartësinë e uzinës së Bora Bora, me një motor, me fytyrat e mbuluara.

Njëri prej tyre zbriti me armë në dorë, hyri në plazh dhe gjuajti drejt shqiptarit i cili po kalonte të dielën buzë detit. I plagosuri, në gjendje të rëndë, u dërgua menjëherë me helikopter në spital.

Dy atentatorët u larguan me shpejtësi. Policia po merr në pyetje dëshmitarët për të rënë në gjurmët e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat