Azem Shkreli në kujtesën dhe poetikën e Diasporës

Diaspora

Azem Shkreli në kujtesën dhe poetikën e Diasporës

Nga: Dibran Demaku Më: 21 shtator 2020 Në ora: 23:23
Pjesëmarrës në takimin letraro-artistik

Takimi letraro-artistik i Diasporës shqiptare që tash sa vite organizohet në kujtim të poetit të madh të kombit dhe jo vetëm,Azem Shkrelit,këtë vit u mbajt me disa muaj vonesë, për shkak të pandemisë. Përveq kësaj manifestimi në fjalë këtë vit ndërroi edhe selinë dhe mbajt në qytetin e bukur të Düsseldorfit, dhe atë në ambientet afariste të biznesmenit të njohur shqiptar dhe jo vetëm z.Lazim Destani.

Pra, këtë vit muza poetike e Diasporës për poetin e madh kombëtar Azem Shkrelin, jehoi këndeshëm në rrugën -blumenstrasse 14,në qendër të Düsseldorft. Dhe jo vetëm kaq:biznesmeni i njohur ishte kujdesur që për pjesëmarrësit e këtij manifestimi letraro-artistik të sigurinte edhe një darkë me të gjitha të mirat. Dhe jo vetëm kaq, z.Lazim Destani kishte përshëndetur të pranishmit dhe kishte qëndruar me ta deri në përfundim të manifestimit,për çfarë e falenderojnë përzemërsisht si pjesëmarrësit ashtu edhe organizatorët e tij.

Manifestimi do të fillonte me këngën-himn nga vargjet e Azem Shkrelit „Kënga e turpit“.Pastaj do të vazhdonte me përshëndetjet e zakonshme të të pranishmëve:Së pari manifestimin do ta përshëndeste biznesmeni Lazim Destani,pastaj me radhë përfaqësuesi i ambasadës së Maqedonisë veriore z.Burhan Caraja,Martin Çuni,imami Mensur Halili.  Lindita Kryeziu,kryetare e shoqatës së gruas „Dora D‘istria“ me seli në Düsseldorf si dhe artisti nga Malësia e Gjakovës Abdullah Gjongecaj.

Manifestimi do të vazhdonte me një fjalë rasti për poetin Azem Shkreli,që kësaj radhe kryetari i Lidhjes z. Pal Sokoli,kishte zgjedhur që nëpërmes gjuhës të të të mëdhenjëve të kombit,Ismail Kadaresë,Dritëro Agollit dhe të Dom Lush Gjergjit,të bashkëbisedonte me poetin.

Në vazhdim do të mbahej Ora letrare kushtuar Azem Shkrelit,në të cilën poetët:Martin Çuni,Angjelina Krasniqi,Sead Ramadani,Sadri Gashi,Mehdi Ibrahimi,Pal Sokoli dhe Dibran Demaku do të lexonin vargjet e tyre.

Në këtë manifestim u bë edhe promovimi i dy librave të rinj:Libri dokumentar i Martin Çunit për luftën e fundit me titull:“Feniks në kalvar“, për të cilin libër një fjalë rasti e mbajti poetja Angjelinë Krasniqi.Përveq të tjerash në vështrimin e saj për librin e saj Angjelina do të thonte se atë libër do të duhej ta kishte çdo shqiptar në raftin e bibliotekës së tij.Ndërkaq libri i dytë i promivuar në manifestimin në fjalë ishte ai i Sead Ramadanit me titull :“Në kthetrat e kohës“ për të cilin libër një vështrim kritiko-letrar e lexoi pra,Pal Sokoli.

Në fund të manifestimit ishte një vlerësim i lartë dhe me tone dashamirëse si nga pjesëmarrësit ashtu edhe nga organizatorët për gjithë rrjedhën e tij dhe për vlerat letraro-artistike të llojit të vetë.Mbase e tëra kjo edhe nga amienti impozant ku u mbajt takimi!...

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat