Kapen 20 shqiptarë me dokumente false në Gjermani

Diaspora

Kapen 20 shqiptarë me dokumente false në Gjermani

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 14:54
Foto Ilustrim

Pas hetimeve të gjata, policia në Limburg ka kapur një grup 20 njerëzish të cilët po qëndronin ilegalisht në Gjermani, me dokumente të falsifikuara identiteti.

Gjatë kontrollit të katër objekteve të ndryshme në qytetin në Limburg, janë zbuluar rastet e falsifikimit dhe janë arrestuar përkohësisht 20 të dyshuar, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA.

Lajmi mbështetet në atë që kanë deklaruar të hënën përgjegjësit për media të policisë në Wiesbaden, transmeton albinfo.ch. Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe për shkelje të lidhura me lejen e qëndrimit në Gjermani.

Meqenëse të prekurit kishin dhënë pëlqimin për largim të menjëhershëm dhe vullnetar nga Gjermania, ata janë kthyer në vendin e tyre të prejardhjes, në Shqipëri me avion në të njëjtën ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat