Dy plumba pas qafe, shqiptari në Romë u ekzekutua nga një “Runner”. Hetimi nga Antimafia, çfarë thanë dëshmitarët

Diaspora

Dy plumba pas qafe, shqiptari në Romë u ekzekutua nga një “Runner”. Hetimi nga Antimafia, çfarë thanë dëshmitarët

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 15:46
Vendi i krimit

Shqiptari Selavdi Shehaj 38 vjeç është qëlluar për vdekje  nga  një “runner” , që paraditen e 20 shtatorit po shtirej sikur stëvitej buzë detit të plazhit të Torvajanikë.

Pas shumë orësh në reanimacion ai ka ndërruar jetë e akuza ndaj autorëve të krimit të shpallur në kërkim, është shndërruar sot në vrasje të qëllimshme e jo më në tentavië vrasje.

Ngjarja ka kaluar në hetimin e Departamentit të Antimafias italiane e hijet e mafias shqiptare e kriminalitetit shqitpar në Romë janë në fokusin e autoriteteve italiane.

Dëshmitarët në vendngjarje të marrë në pyetje nga autoritetet policore, kanë zbardhur disa detaje të rëndësishme nga atentati që çoi në plagosjen e më pas vdekjen e shqiptarit Shehaj, i cili ishte me precedent penal për drogë dhe sapo kishte përfunduar dënimin e arrestit shtëpiak.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se një person me veshjen e një runneri (person qe vrapon e stërvitet në natyrë) me fytyrë të mbuluar në hundë e buzë, me syze e me pandanë në kokë, kishte qëndruar për minuta të tëra në vendin e ekzekutimit të shqiptarit e ishte zhdukur menjëherë pas ngjarjes.

Ai peson që shtirej se po stërvitej ka mbetur në memorien e plazhistëvve që atë mëngjes po kalonin të dielën buzë detit. 

“E mbaj mend atë person dhe menjëherë mendova si ka mundësi të stërvitet me fytyrë të mbuluar ku dhe të marrë fryme e kishte të pamundur” kometon një nga dëshmitarët.

Sipas rindërtimit të ngjarjes autorët e krimit kanë qënë dy persona me motorr.

Njëri prej tyre ka qëndruar me motrr në rrugë e jashtë stabilimentit detar e tjetri me veshje runneri ka kryer vrasjen duke gjetur momentin e duhur kur shqiptari Shehaj ka qënë vetëm.

 Është goditur me dy plumba pistolete pas qafe e që i prekën shtyllën kurrizore me konseguencë paralizimin e gjymtyrëve.

Pas shumë orësh në reanimacion, 38-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në spitalin San Kamilo.

Selavdi Shehaj i thirrur me emrin Simone në stabilimentin Bora Bora të Torvajanikës qëndronte gjatë pasi ishte në pronësi të partneres së tij.

Ajo qe e para që i erdhi në ndihmë pas atentatit.

Selavdi Shehaj ishte baba i një vajze. Autoritetet italiane janë në kërkim të motivit të kësaj vrasje e po hetojnë të gjitha komunikimet e lëvizjet e shqiptarit gjatë ditëve të fundit.

Ekzekutimi i tij sjell në kujtesë të njëjtë formë vrasje si ajo e Diabolik, ish-kapoja i tifozave ultras të Lazios i cili u ekzekutua po nga një person me veshje runner në një park në periferi të Romës.

E në aktivitetin e tij kriminal ishin zbardhur lidhje dhe me grupet kriminale shqiptare.

Më datë 1 tetor do të organizohet një tavolinë pune me shefat e policisë së drejtorive provinciale të Romës e kryetarët e bashkive të komunave perfierike  ku do të analizohet situata kriminale në territor me fokus vrasjen e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat