Ky është shqiptari më i pafat, kjo është arsyeja

Diaspora

Ky është shqiptari më i pafat, kjo është arsyeja

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 23:51
Kelvin Haziri

Britania e Madhe është ëndrra për shumë të rinj shqiptarë, të cilët rrezikojnë gjithçka për të prekur vendin ishullor.

Ka prej tyre që përdorin edhe dokumente false të shteteve anëtare të BE.

Një rast të ngjashëm sjellin edhe mediat britanike.

“The Sun” sjell historinë e Kelvin Hazirit, 22-vjeç, i cili prej 3 vitesh jetonte ilegalisht në Britaninë e Madhe por që në fund rezultoi i pafat.

Ai lëvizte me një patentë italiane, në mënyrë që të pretendonte se ishte italian kur ta pyesnin.

Kur makina e tij u ndalua për një kontroll rutinë, fati i tij i keq ishte se një oficer anglez fliste shumë mirë italisht.

“Kur iu bënë disa pyetje bazike në italisht, ai nuk dinte të përgjigjej. Fati i keq i të akuzuarit është se një oficer fliste italisht. Menjëherë u bë e qartë se ai nuk ishte italian. Ai tregoi emrin e tij të vërtetë dhe tha: Më vjen keq,” tha prokurori i çështjes.

Rasti i 22-vjeçarit është bërë viral, ndërsa gjykata e dënoi atë me 6 muaj burg. Pas kryerjes së dënimit ai do të deportohet për në Shqipëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat