“Albania - Austria Partnerschaft” me presidente znj.Marianne Graf - 25 vjet aktivitet në Shqipëri

Diaspora

“Albania - Austria Partnerschaft” me presidente znj.Marianne Graf - 25 vjet aktivitet në Shqipëri

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 shtator 2020 Në ora: 17:19
“Albania - Austria Partnerschaft” me presidente znj.Marianne Graf - 25 vjet aktivitet në Shqipëri

Në Graz, Austri, në një atmosferë entuziaste u zhvilluan festimet e 25 vjetorit të themelimit dhe aktivitetit të shoqatës Albania - Austria Partnerschaft, në Shqipëri, Themeluar e Drejtuar nga humanistja e shquar Austriake znj Marianne Graf, me drejtor ekzekutiv , shqiptarin e palodhur dhe të përkushtuar, z.Skender Thaçi, si dhe me ndihmen e kontributin e vyer të z.Ëilhelm Graf si dhe bashkëpunëtorëve të shumtë austriake .

Në festimet e këtij përvjetorin ishin të pranishëm Bishop Emeritus Egon Kapellari, nënkryetari i Senatit të Parlamentit Austrisë, Ernst Goedl, trupa konsullore në Graz, personeli i ambasadës shqiptare në Vjenë si dhe ambasadori Roland Bimo si dhe shefja misionit të përhershëm të Shqipërisë pranë organizatave ndërkombëtare në Vjenë, Ravesa Lleshi.

Znj.Marianne Graf në fjalën e saj përshëndetëse vlereësoj kontributin e autoriteteve dhe kontribuesve austriake si dhe punën e palodhur të bashkpunëtorëve të vyer austriake në ndihmën ndaj Veriut të Shqiperisë ( Mirditë, Puke , Bajram Curri , Mat , Shkodër , Lezhë , Bajram Curri etj).

Si dhe në Kosovë pas rikthimit të shqiptarëve të Kosovës në trojet e veta.

Ajo ka vlerësuar po ashtu punën e palodhur të bashkëpunëtorit të saj, për 25 vjet, drejtorit ekzekutiv Skender Thaçit, me të cilët bashkëndarë sukseset e jashtëzakonshme të fondacionit" Albania - Austria Partnerschaft .

Zonja Graf njëkohësisht garantoi ndihmën e pakursyer në të ardhmen për Zonat veriore të Shqipërisë për të ndihmuar në zhvillimin e tyre!

Aktiviteti u organizua në një nga sallat më të bukura të Grazit, Minoritensall dhe pjesëmarreësit në të , ishin nga elita intelektuale e Landit të Shtejenmarkut, të cilët e mirëpriten shfaqjen e mrekullueshme të korit të qytetit të Shkodrës "Rozafa expression " ku spikati mjeshtëria e lartë e soprano Marjana Leka, solistët Olta Juba dhe Miranda Gjinaj si dhe virtuoziteti i të gjithë këngëtarve të korit, drejtuar me mjeshtëri artistike nga kompozitori ZEF COBA , duke korrur duartrokitjet e zjarrta dhe ovacionet e pjesëmarrësve në takim .

Festimet e jashtëzakonshme të këtij përvjetori, përsëri në fund të fundit kishte një qëllim, sensibilizimin e autoritetëve dhe donatorëve austriake për ndihmën karshi Veriut të Shqipërisë, për të cilen punon çdo ditë Znj.Marianne Graf, bashkëshorti saj Ëilhelmi si dhe bashkëpunëtorët e saj austriak .

Me këtë rast u ndan mirënjohje znj Graf , z Skender Thaçi për ndihmën e jashëtzakonshme për Veriun e Shqipërisë e mënyrë të veçantë për Mirditën, ndihmë e cila do vazhdojë dhe në të ardhmen me shume dashuri e përkushtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat