Merren peng shqiptarët në Spanjë, trafikantët dyshonin se u kishin vjedhur hashashin

Diaspora

Merren peng shqiptarët në Spanjë, trafikantët dyshonin se u kishin vjedhur hashashin

Më: 28 shtator 2020 Në ora: 14:04
Policia spanjolle

Një bandë trafikantësh mbajti të izoluar dhe të lidhur me zinxhirë dy burra me origjinë shqiptare, në një zonë të fshehur urbane afër Valencias, në Spanjë.

Menjëherë u ngrit alarmi nga një prej shqiptarëve, që arriti të shpëtojë nga rrëmbimi të shtunën e kaluar, pas 4 ditësh rrëmbimi.

Banda i akuzonte shqiptarët se janë vjedhur një sasi të konsiderueshme marijuane, që e kishin fshehur dhe rritur në këtë zonë që ndodhi peng-marrja.

Një prej shqiptarëve këputi zinxhirët e arriti që të arratisej, duke kërkuar ndihmë. Një fqinj e gjeti atë të plagosur dhe njoftoi policinë.

Shqiptari tregoi më pas tek policia se ai dhe miku i tij shqiptar ishin mbajtur peng nga banda. Ata ikën në vendin e peng-marrjes, ku gjetën shqiptarin të lidhur në shtyllë me zinxhir.

Policia vërejti se në atë zonë kishte kultivim të kanabisit. Dy shqiptarët e liruar nga peg-marrjau morën në pyetje. Ata do të duhet që të shpjegojnë se çfarë raporti kanë me bandën e trafikantëve të drogës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat