Covid-19/ Mjeku shqiptar në Itali: Sot këtu mund të themi që ishte ditë zije

Diaspora

Covid-19/ Mjeku shqiptar në Itali: Sot këtu mund të themi që ishte ditë zije

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 20:26
Arben Gjeka

Mbrëmjen e sotme në hapësirën e intervistëts në Ora News ishte i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë me skype Arben Gjeka, mjek në qendrën e koordinimit të emergjencave në Torino.

Sa i përket situatës momentale në shtetin italian ai u shpreh se ditën e sotme është përkeqësuar situata dhe është kaluar shifra e 2000 rasteve të reja.

Gjeka: Ditën e sotme mund ta konsiderojmë një ditë të zezë sepse nga 1800 raste që ishin dje sot kaluam një bum duke shkuar në 2548 raste të reja.

Fatmirësisht koronavirusi nuk po krijon dëme që ka krijuar para disa muajsh, është më pak vdekjeprurës.

Kjo vjen për shkak të shumë arsyeve. Në Itali shpresonin që mos ta kalonin pragun e 2000 pacienteve në ditë, sot ky prag u tejkalua.

Bëhet me dije se 24 persona kanë ndërruar jetë gjithashtu.

Sa i përket zonës që mund të quhet vatra e Covid-19 momentalisht është Veneto, ndërsa në vend të dytë është Kampanja dhe më pas vjen Lombardia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat