Policët i shkojnë në shtëpi shqiptarit për t`i dhënë një njoftim, por ja çfarë i gjejnë

Diaspora

Policët i shkojnë në shtëpi shqiptarit për t`i dhënë një njoftim, por ja çfarë i gjejnë

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 09:40
Ilustrim

I shkoi policia në shtëpi për ti njoftuar arrestin shtëpiak por gjatë kontrollit të banesës i gjejnë në bodrum plot 6,5 kg heroinë.

Kjo ka ndodhur me një 43-vjeçar shqiptar në qytetin e Troviglios në Itali, i njohur për shpërndarjen e lëndëve narkotike, raportojnë mediat italiane, përcjell OraNews.

Ky i fundit ka qenë pjesë e një operacioni anti-drogë të Skuadrës Lëvizësese të Milanos në fillim të këtij viti ku u arrestua me disa shqiptarë të tjerë për trafik dhe shpërndarje lëndësh narkotike por që më pas u lirua nga gjykata me masën “arrest shtëpie”.

Pikërisht për të kontrolluar respektimin e kësaj mase, policia i shkoi në banesë ku gjeti edhe lëndën narkotike.

Ndërkohë, identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë ende i ditur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat