Kreu i bandës shqiptare të kokainës shpëton pas sherrit me gruan

Diaspora

Kreu i bandës shqiptare të kokainës shpëton pas sherrit me gruan

Më: 8 tetor 2020 Në ora: 22:48
Belgjikë

Portali më i madh informativ belg, HLN, raporton se prokuroria ka dërguar pretencën për pesë shqiptarë, të cilët akuzohen si pjesë e dy klaneve të ndryshme të trafikut të kokainës.

Megjithatë në seancën e gjykatës ishin të pranishëm vetëm tre 'peshqit e vegjël', pasi dy kryesorët ishin zhdukur.

Hetimi nisi në vitin 20018 kur në radarët e policisë ra një shtetas rumun. Ai i drejtoi hetuesit te dy klanet shqiptare, të përfshirë në shitjen e kokainës.

Njëri klan drejtohej nga K.D.. Kurse tjetri drejtohej nga A.Z., që kishte përfshirë në tregtinë e drogës edhe gruan, xhaxhanë dhe një të njohur.

Por A.Z. arriti të shpëtonte rastësisht nga arrestimi, bëri të ditur prokuroria. “Një natë para kontrollit, ai kishte bërë sherr me gruan dhe kishte kaluar natën diku tjetër.

Hetuesit nuk e gjetën në mëngjes në banesë. Prej nga ajo ditë është zhdukur pa lënë gjurmë,” tha prokuroria.

Prokuroria ka kërkuar 5.5 vite burg për K.D. dhe A.Z. dhe nga dy vite për gruan, xhaxhanë dhe të njohurin e këtij të fundit.

Vendimi jepet më 29 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat