Çmimi i vitit i takimeve ”Azem Shkreli” iu nda Shoqatës së Shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi

Diaspora

Çmimi i vitit i takimeve ”Azem Shkreli” iu nda Shoqatës së Shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi

Nga: Hysen Ibrahimi Më: 13 tetor 2020 Në ora: 17:46
Ilustrim

Në Pejë, në edicionin e 18-të të Takimeve Ndërkombëtare Letrare “Azem Shkreli”, të vetmës shoqatë që iu nda çmimi i vitit, ishte Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë Papa Klementi XI Albani”, Suedi (SHSHASHS).

Çmimi i është nda nga Këshilli Organizativ për organizmin, Tekimet Nërkombëtare Letrare ”Azem Shkreli”, edicioni i XVIII, me radhë, me këtë motivacion:

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, ”Për kontributin e dhënë në letrat shqipe dhe krijimtarinë kulturore kombëtare”.

Përfaqsues i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Papa Klementi XI Albani", Suedi, për t’a pranuar këtë Çmim, ishte z. Idriz Gashi, nënkryetar, i cili po ashtu u nderuar me "Çertifikatë" për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në edicionin e 18-të të këtij manifestimi. Çmimi ia dorëzoi Xhenet Syka, Drejtoresh e DKRS-së, kurse "Çertifikatë" ia dorëzoi Aver Husaj, Shef për Kulturë.

Përveç SHSHASHS, u ndan edhe çmime për poezinë më të mirë gjatë takimeve, që ishin: i Elida Rusta, poete,  ndërsa çmimi ndërkombëtar “Lirika e Azemit Shkrelit” iu nda Xue Sheng, poete nga Kanadaja.

Pastaj u ndanë edhe disa çmime reviale. Çmimi “Rilindja” iu nda autorëve Ramë Oraca e Rozafa Shpuza. Çmimi “Pajtimi” Agim Deskut e Shqipe Hasanit. Çmimi “Kushtetuta” poetëve Ramadan Beqiri e Naxhie Bërbatit –Kastratit. Çmimi “Liria” iu nda tre autorëve Besim Perjucit, Donart Rexhbogajt e Ajete Pavatës.

Këshilli organizativ ndau mirënjohje po ashtu edhe për Ministrinë e Kulturës, rinisë e sporteve si përkrahës të këtyre takimeve, mirënjohje kjo që u pranua nga zëvendësministri Engelbert Zefaj, Ministrinë e Shëndetësisë , gjegjësisht ministrit Armend Zemaj, për menaxhimin e pandemisë e dhënies së mundësisë për organizimin e këtij takimi në kushte të jashtëzakonshme, Drejtorisë për Kulturë, rini e sporte të Komunës së Pejës, drejtoreshës Xhenet Syla, për përkrahje të pakursyer të këtyre takimeve si dhe deputetes shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Përlaskaj për kontributin e dhënë për çëshjten kombëtare, komunitetin shqiptar në Kroaci dhe promovimin e urave kulturore shqiptaro-kroate.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëvë Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, e vlerëson lartë këtë Çmim dhe falënderon përzemërsisht, kryetarin e komunës z. Gazmend Muhaxheri, të gjithë anëtarët e Këshillit Organizativ, znj. Xhenet Syka, Aver Husaj, e të tjerët, për Çmimin e Takimeve "Azem Shkreli", që ndan për Shoqatën tonë.

Me respekt, në emër të SHSHASHS,

Hysen Ibrahimi, Kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat