Batalioni Atlantiku nderoi deshmorët e luftës për çlirimin e Kosovës

Diaspora

Batalioni Atlantiku nderoi deshmorët e luftës për çlirimin e Kosovës

Nga: Beqir Sina - Tiranë Më: 14 tetor 2020 Në ora: 06:21
Batalioni Atlantiku

TIRANË : (Prill 2019) - Rrugëtimi i Lirisë si e quajtën 20 vjetorin të Batalionit Atlantiku, ish luftëtarët nga Amerika të këtij formacioni ushtarak një vit më parë  me një darkë zyrtare të përbashkët me ish oficerë që trajnuan vullnetarët e Atlantikut, dhe familjet e dëshmorëve, Sinani, Suli, Cara dhe LLagami, në hotelin “Mak-Albania” në kryeqytet – Tiranë, nderojë me simbolin e kristalt dhe çertifikat mirënjohje dëshmorët nga Shqipëria që ranë në luftën për çlirimin e Kosovës.

“Batalioni “Atlantiku”, shembull i veçantë në histori “ tha Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, në pritjen  me delegacion e “Batalionit të Atlantikut”, në vizitën e tyre në Tiranë me rastin e 20-vjetorit të krijimit të tij.

Majko e cilësoi formimin e këtij batalioni si një rast të veçantë që dëshmon lidhjen e diasporës shqiptare me atdheun.

“Rasti i ‘Batalionit të Atlantikut’ është një rast shumë i veçantë në histori, i cili tregon rëndësinë dhe vlerën e të qenit shqiptar në diasporë”, tha ai, transmetoi Bota sot nga Tirana.

“Ju, të gjithë pjesëtarët e Batalionit të Atlantikut na keni nderuar, falë edhe jush sot kemi realitet të ri, të cilin e shohim nga distanca e 20 viteve”, theksoi Majko në bashkëbisedim me përfaqësues të kësaj brigade.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, pjesëtarët e Batalionit “Atlantiku” e themeluan shoqatën me të njëjtin emër, i cili punon për mbështetjen e çështjeve kombëtare. Kryetari i kësaj shoqate, Gani Shehu, vlerësoi edhe një herë kurajon e një numri të madh të të rinjve shqiptaro-amerikanë që i lanë jetët e tyre në SHBA për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Ai foli me pietet sidomos për pjesëtarët e batalionit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës .

Ndërkaq, ish luftëtari i këtij Batalioni Uk Lushi tha se ne ju jemi mirënjohës për jetë dëshmorve të luftës për çlirimin e Kosovës, dhe përulemi me nder përpara aktit të tyre sublim .

“Këta dëshmorë të kombit janë heronj që nuk do të vdesin kurrë dhe që do të jetojnë përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo në botë. Duke lënë gjithë çka kishin, këta dëshmor luftuan për lirinë e Kosovës, dhe sot janë krenaria jonë, por edhe e mbarë kombit shqiptar sepse nuk gjë më të madhe se të japësh jetën për vendin tëndë- miliona herë mirënjohës” tha Lushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat