Përleshet me policët pasi ishte pa maskë në rrugë, shqiptari bën për spital tre prej tyre, arrestohet

Diaspora

Përleshet me policët pasi ishte pa maskë në rrugë, shqiptari bën për spital tre prej tyre, arrestohet

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Ditën e sotme, një shqiptar pa maskë sulmoi oficerët e policisë bashkiake që e kishin ndaluar në rrugë.

Burri me origjinë shqiptare, u kap nga një patrullë teksa ecte me një grua në Calzaiuoli, të dy pa maska.

Nga informacionet, burri filloi të debatojë dhe më pas të tërbohet duke pretenduar se kishte të drejtën të ishte pa maskë.

Patrulla kërkoi përforcime, por burri kaloi nga fjalët në vepra duke sulmuar fizikisht agjentët, kështu që tre prej tyre shkuan në dhomën e urgjencës.

Burri u arrestua për dhunë, rezistencë dhe lëndim të një zyrtari publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat