Lobi Euro-Atlantik Shqiptar: Lajm i hidhur vdekja e dy vëllezërve në Mynih

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar: Lajm i hidhur vdekja e dy vëllezërve në Mynih

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 18:36
Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Menjëherë pas lajmit aq të hidhur për gjithë mërgatën, për humbjen e dy vëllezërve në moshën më të bukur të tyre, në Mynih, si shkak i një aksidenti i cili u mori jetën kur sapo e kishin nisur atë, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar ndërmori një sërë hapash për të ardhur në ndihmë të familjes Arifaj. Asgjë nuk i kthen fëmijët pas, por të përjetosh një fatkeqësi të tillë, duke qenë emigrant, është një tjetër tragjedi se cilës duhet t'i dalësh mbanë.

Zëdhënësi i LEASH, z. Sutki Hulaj kontaktoi menjëherë me ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Beq Cufaj, të cilit i shprehu gatishmërinë për t'i ardhur në ndihmë qoftë familjes, qoftë institucioneve për kthimin e trupave në Kosovë.

Ndërkohë, të gjitha degët aktive të Lobit, veç mesazheve ngushëlluese, njëzëri e përkrahën idenë e mbështetjes financiare, nëse kjo do të duhej.

Presidentja Qama përcolli një telegram ngushëllues, në të cilin ndër të tjera thuhej:

"Më lejoni që në emër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, të shpreh ngushëllimet për humbjen e dy fëmijëve familjes Arifaj. Një dhimbje e papërshkrueshme kjo, e cila do shoqërojë deri në fund të jetës së tyre dy prindërit fëmijëve, Hasanit 17 vjeçar dhe Blerianit 13 vjeçar. Ndajmë të njëjtën dhimbje për këtë humbje.

U prehtë shpirti i tyre në parajsë! " Pas përgjigjes së Ambasadës se ishin në kontakt me Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe autoritet gjermane për kthimin e trupave, duke mos ua lënë edhe këtë barrë familjarëve, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar mori vendim që një delegacion i tij të marrë pjesë në ceremoninë mortore duke vendosur kurora mbi trupat e fëmijëve,ne emër te Kryesisë Qendrore dhe në emër të degëve Zvicër, Norvegji, Greqi, Itali, Angli.

Gjithë mergata është në zi për bijtë e saj, të humbur kaq padrejtësisht. Hasani 17 vjeçar dhe Bleriani 13, që prej ditës së sotme do të mungojnë nga çdo familje shqiptare! Kurajo mërgatë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat