Dalin detaje të reja nga aksidenti që tronditi Kosovën: Policia gjermane zbulon shtetësinë e tre personave

Diaspora

Dalin detaje të reja nga aksidenti që tronditi Kosovën: Policia gjermane zbulon shtetësinë e tre personave

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 23:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e sotëm në Gjermani kanë vdekur tre persona, dy me shtetësi nga Kosova, dhe personi i tretë me shtetësi zvicerane.

Komisari i Policisë së Ravensburgut në Gjerman, Mark Gmunder, në një përgjigje ka thënë se dy nga të vdekurit janë me kombësi nga Kosova ndërkaq njëri zviceran teksa të tre kanë qenë rezidentë në Zvicër.

“Të tre personat që kanë qenë në veturë kanë rezidencë në Zvicër. Nacionaliteti i dy të vdekurve është kosovar kurse nacionaliteti i personit të tretë është zviceran. Inicialet e personit të tretë janë BK, kurse dy të tjerët janë ZK dhe FK”, thuhet në përgjigjen e policisë gjermane.

Gmunder ka sqaruar se mbiemri i tre personave është i njejtë.

Aksidenti ku kanë vdekur dy kosovarë ka ndodhur në Gjermani pak kilometra nga kufiri me Zvicrën, ndërkaq sipas mediave gjermane në aksident janë përfshirë vetura me një kamion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat