Autobusi me targa shqiptare përfshihet në aksident në Kroaci, plagosen disa persona

Diaspora

Autobusi me targa shqiptare përfshihet në aksident në Kroaci, plagosen disa persona

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 23:07
Foto

Disa njerëz u plagosën lehtë në një aksident trafiku në Kroaci. Sipas mediave kroate, autobusi i përfshirë në aksident ishte me targa shqiptare.

Ngjarja është regjistrua rreth orës 11:00 të kësaj të mërkure, në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit. Lajmi është konfirmuar edhe nga një zëdhënëse e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin.

“Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë saktësisht ndodhi do të dihet pas hetimit,” shtoi Grbin.

Të gjitha shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit për tu ardhur në ndihmë të plagosurve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat