Familja shqiptare theret me thika me atë rumune, tre persona përfundojnë në spital

Diaspora

Familja shqiptare theret me thika me atë rumune, tre persona përfundojnë në spital

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Një tjetër person është arrestuar pas sherrit që përfundoi në përdorimin e thikave natën e 3 tetorit të kaluar në Itali.

Mediat italiane raportojnë se i arrestuari është një nga pjesëmarrësit në përleshjen midis shqiptarëve dhe rumunëve.

Në fund të hetimeve policia arriti në identifikimin e një burri me origjinë shqiptare.

Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije besohet të jetë autori i plagosjes së të miturit gjatë përleshjes.

Pasi raportuan faktet në Prokurorinë Publike në Viterbo, e cila kërkoi urdhrin e arrestit nga gjyqtari, karabinierët dje prangosën shqiptarin.

Nga përleshja e dhunshme në Caprarola midis një familjeje shqiptare dhe një rumune, tre persona përfunduan në spital, mes tyre edhe një i mitur.

Karabinierët arrestuan menjëherë pas ngjarjes dy shqiptarë për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe raportuan pesë shtetas të tjerë midis rumunëve dhe shqiptarëve (përfshirë të miturin e dëmtuar) për përleshjen duke i akuzuar ata edhe për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat