E frikshme/ Makina kishte ndalur që të kalonin 3 vajza, shqiptari vjen me shpejtësi dhe…

Diaspora

E frikshme/ Makina kishte ndalur që të kalonin 3 vajza, shqiptari vjen me shpejtësi dhe…

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 20:53
Ilustrim

Një 43-vjeçar shqiptar, të shtunën në mbrëmje, me shpejtësi të madhe, u përplas me një makinë që ishte ndalur për të lejuar tri vajza të kalonin në vijat e bardha në rrugë.

Ai udhëtonte me një leje drejtimi shqiptar, një dokument që nuk njihet në Itali dhe në një gjendje dukshëm jo normale, çka detyroi oficerin e policisë të kryente teste për nivelin e alkoolit në gjak.

Përplasja ishte aq e fortë sa që makina, një Renault Captur, e drejtuar nga një grua 50 vjeçare nga Reggio Emilia, u hodh përpara dhe përplasi tri vajzat, përkatësisht 23, 27 dhe 29 vjeç, të cilët në atë moment ishin para makinës.

Dy nga vajzat u tërhoqën zvarrë disa metra. Në fillim, kushtet e tre vajzave dukeshin më serioze.

Aksidenti ndodhi rreth orës 6 pasdite, ku 43 vjeçari shqiptar drejtonte një automjet tip Kia Carnival, duke mos ndalur në vijat e bardha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat