Aksident tragjik në Itali, shqiptarja përplaset për vdekje

Diaspora

Aksident tragjik në Itali, shqiptarja përplaset për vdekje

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një gruaje shqiptare, banuese në Fermo, në bregun e Adriatikut.

Gruaja 61-vjeçare u godit nga një makinë, e cila nuk ndaloi dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Mbërritja e ndihmës së shpejtë vlejti vetëm për të konfirmuar vdekjen e gruas dhe transportimin e trupit të saj në morgun e qytetit.

Ndërkaq karabinierët e Fermos kanë nisur hetimet për të zbuluar personin që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja, ku janë gjetur edhe disa copëza të makinës, të shkëputura nga përplasja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat