Ngjarja horror! Corriere della Sera: Trupat që u gjetën në valixhe janë të çiftit nga Vlora/ Djali i tyre shpallet në kërkim ndërkombëtar

Diaspora

Ngjarja horror! Corriere della Sera: Trupat që u gjetën në valixhe janë të çiftit nga Vlora/ Djali i tyre shpallet në kërkim ndërkombëtar

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Shpëtim dhe Teuta Pasho

Të premten e shkuar, një zbulim i tmerrshëm do të bëhej i ditur nga mediat italiane; në katër valixhe u gjetën të copëtuar dy trupa njerëzorë.

Ngjarja horror u lidh menjëherë me emrat e shqiptarëve Shpëtim dhe Teuta Pasho, që rezultonin të zhdukur që prej 2 nëntorit 2015. Orët e fundit, mediat në Itali fshijnë dyshimet duke konfirmuar se bëhet vërtet fjalë për çiftin nga Vlora.

“Corriere della Sera” shkruan se autoritetet kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar djalin e tyre, 33-vjeçarin Taulant Pasho, si personi që i pa prindërit, ditën kur ata u zhdukën.

I riu ishte dënuar 4 vite për lëndë narkotike, dhe 2 nëntorin e 5 viteve më parë, Shpëtimi dhe Teuta shkuan para burgut Sollicciano për të takuar dhe përqafuar djalin e tyre, që më fund do t’i shpëtonte qelisë dhe do të lirohej. E njëjta ditë që pretendohej të ishte e gëzueshme, rezultoi krejtësisht fatale; burrë e grua humbën gjurmët, për t’u gjetur gjysmë dekade më pas, të copëtuar dhe futur në valixhe.

Kështu, Taulant Pasho është personi kyç që mund të zgjidhë misterin e vdekjes së prindërve të tij, të cilët mbërritën nga Shqipëria për ta takuar. Sipas raportimeve nga mediat fqinje, trupat e Shpëtim dhe Teuta Pashos, 62 dhe 60 vjeç, mund të kenë qëndruar në kanal për muaj të tërë, ndoshta edhe me vite.

Teksa vrasja e çiftit mbetet enigmë, hetimet, të kryera nën komandën e nënkolonelit Carmine Rosciano po marrin në konsideratë disa pista. Nuk përjashtohet mundësia që e gjitha kjo të ketë ndodhur si një mënyrë hakmarrjeje nga Taulanti, për të cilin ekziston mundësia të ketë pasur kontakte me krimin e organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat