“Bosi” shqiptar u vra në prag të shtëpisë në Londër/ Misse Beqiri përlotet për vëllain e ndjerë, ja mesazhi prekës

Diaspora

“Bosi” shqiptar u vra në prag të shtëpisë në Londër/ Misse Beqiri përlotet për vëllain e ndjerë, ja mesazhi prekës

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Misse Beqiri dhe Flamur ‘Alex’ Beqiri

Misse Beqiri ndau një shkrim prekës për vëllain e saj të ndjerë Flamur ‘Alex’ Beqiri në prag të Krishtlindjes, ndërsa shënoi një vit nga vrasja e tij tragjike, shkruan Daily Mail.

Ylli i Real Housewives of Cheshire, 34 vjeçe, përmes Instagramit ndau disa fotografi të saj dhe Flamurit, teksa shkroi edhe një mesazh prekës për vëllain e saj.

Ajo zbuloi se gjithmonë e mban Flamurin në zemrën e saj dhe se ‘asgjë nuk është më e njëjtë’ që nga vdekja e tij një vit më parë. Misse vazhdoi të shtojë se ajo kurrë nuk do ta harrojë ‘buzëqeshjen’ e vëllait të saj të ndjerë.

Në postimin prekës, ajo gjithashtu shkroi se kurrë nuk pati një shans për t’i thënë të dua’ dhe kurrë nuk pati një shans për t’i thënë se do të t’i mungonte.

“Kurrë nuk pata një shans të them se të dua, kurrë nuk pata një shans të them do të më mungosh. Unë të kam në zemrën time pa marrë parasysh se sa larg je, deri në qiell do të doja të fluturoja. Do ta kujtoj çdo ditë me ty. Ti na ke lënë një vit më parë dhe asgjë nuk është ndjerë e njëjtë.

E di që ti i ndien lotët e mi dhe nuk dëshiron që të qajmë. Deri në takimin tonë të ardhshëm vëllai im, nuk do të harroj kurrë ty dhe buzëqeshjen tënde. E di që je me mua dhe gjithçka që bëj është për ty, më the që të mos dorëzohem kurrë. Unë jam ti”, shkroi ajo.

Misse përfundoi postimin e gjatë përkujtues për Flamurin duke shkruar thjesht: “Shpirta binjakë përjetësisht”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat