Shqiptari qëllon me armë 2 marokienët, njeri në gjendje kritike për jetën

Diaspora

Shqiptari qëllon me armë 2 marokienët, njeri në gjendje kritike për jetën

Më: 1 janar 2021 Në ora: 16:32
Itali

Orët e para të vitit të ri në Milano, të Italisë “u përgjakën” nga plagosja e 2 marokienëve, pasi një person me origjinë shqiptare gjatë një sherri ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Incidenti ku shqiptari ka plagosur 2 personave pas një sherri, ka ndodhur 43 minuta pas mesnatës.

Më pas ai është larguar nga vendngjarja, duke lënë pas trupat e plagosur, ku një ndër tyre ndodhet edhe në gjendje tepër kritike për jetën.

Pritet që përmes kamerave të sigurisë në zonën Gigante në Milano, të bëhet i mundur identifikimi i autorit shqiptar, i cili ende nuk dihet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat