Shqiptari në kërkim evropian arrestohet për krimin e kryer 15 vjet më parë. Çfarë ndodhi atëherë dhe ku “fshihej”

Diaspora

Shqiptari në kërkim evropian arrestohet për krimin e kryer 15 vjet më parë. Çfarë ndodhi atëherë dhe ku “fshihej”

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një 43 vjeçar me origjinë shqiptare u arrestua nga policia spanjolle në kuadër të një operacioni të koduar “Wanted 3”, ndërsa rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Shqiptari u arrestua më 28 dhjetor të vitit të lamë pas, ku policia spanjolle ekzekutoi urdhrin evropian të arrestit të lëshuar më 19 qershor 2017 nga Prokuroria Publike e Triestes.

Shqiptari me iniciale V.G, duhet të vuaj burgimin prej 5 vjet e 4 muaj, pas një serie dënimesh nga Gjykatat e Udine dhe Treviso, për ngjarjet që ndodhën në provincat e lartpërmendura, midis 2004 dhe 2005.

Ngjarjet

Ngjarjet në fjalë kanë të bëjnë me disa episode grabitjesh gjatë atyre viteve në zonë, ndërsa shqiptari ishte përgjegjës për vjedhjen e një vile në zonën e poshtme të Friuli. Në bashkëpunim me dy persona të tjerë, shqiptari kreu vjedhjen brenda një shtëpie pronari i së cilës, i zgjuar nga zhurmat, pikasi hajdutët. Ata vodhën paratë dhe në përpjekje për t’u larguar, i shkaktuan dëmtime viktimës duke e përplasur me makinës.

Hetimet

Pas dënimit me burg, hetimet e gjata dhe të hollësishme bënë të mundur konstatimin se subjekti ishte larguar nga Italia. Për këtë arsye, ai u shpall në kërkim evropian dhe për pasojë, më 28 dhjetor të vitit të kaluar, shtetasi shqiptar u arrestua në qytetin spanjoll të La Coruña. Procedurat e ekstradimit janë duke u zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat