Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, kush është viktima dhe dy djemtë e tij të plagosur rëndë, ja emrat

Diaspora

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, kush është viktima dhe dy djemtë e tij të plagosur rëndë, ja emrat

Më: 12 janar 2021 Në ora: 10:59
Foto

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, mbrëmjen e se hënës, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur ndërsa janë plagosur rëndë dy djemtë e tij.

Burime për tch bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Edmond Llangozi ndërsa të plagosur janë dy djemtë Angjelo dhe Mihali. Ndërkohë i plagosur ka mbetur edhe kamarierja, Xhorxhina Kaso, e cila nuk kishte lidhje me ngjarjen por e ka kapur plumb qorr.

Burime për median bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ajos Sostis në lagjen Neos Kozmos të Athinës dhe është qëlluar nga disa persona të cilët janë larguar me shpejtësi.

Dyshohet se bëhet fjalë për një sherr mes bandave shqiptare, megjithatë po hetohet për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat