Vendimi i KQZ-së për mërgimtarët, reagon Lobi Shqiptar

Diaspora

Vendimi i KQZ-së për mërgimtarët, reagon Lobi Shqiptar

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:02
Lobi Shqiptar

Lobi Shqiptar ka reaguar për vendimin e KQZ-së për mërgimtarët.

Lobi Shqiptar, i cili drejtohet nga Skenderbeg Klaiqi, përmes një reagimi për media ka konsideruar që vendimi i marrë me vota unanime nga Komisioni Qendrorë Zgjedhor (KQZ), për verifikimin e aplikacioneve gjatë periudhës së aplikimit të regjistrim të votueseve jashtë Republikës së Kosovës, posaçërisht pika katër e këtij vendimi, është sa cenuese e të drejtës themelore të qytetarit të Republikës së Kosovës që jeton jashtë, po aq sa edhe tendencë e dëmshme ndaj atyre mërgimtarëve, që nuk duan t’i shkëpusin lidhjet e tyre me Atdheun.

“Prandaj reagojmë ashpër ndaj këtij vendimi, ku ngrehim zërin lartë kundër këtij vendimi, përçarës dhe shumë të dëmshëm për vet qytetarët që jetojnë në Republikën e Kosovës. Lobi Shqiptar konsideron se ky vendim dëshmon tendencën e vazhdueshme të disa politikbërësve në Republikën e Kosovës, që ne mërgimtarët, definitivit të mbesim jashtë kyçjes në proceset e garantuara me Kushtetutë të Republikës së Kosovës.

Ky reagim i drejtohet të gjitha partive politike që i kanë përfaqësuesit e tyre në KQZ, e që e ngritën dorën për këtë vendim. Lobi Shqiptar, konsideron se zgjidhja për verifikimeve të tilla ekzistojnë, por duhet ulur bashkërisht dhe gjetur, pa shpenzuar bungjet shtesë të qytetarëve të shtetit, e që shumica e bugjetit vjen nga mërgimtarët, në forma të ndryshme”, është bërë me dije në reagimin e Lobit Shqiptar, që është dërguar nga menaxheri për media dhe marketing në këtë lob, Halit Nezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat